Gjatë një interviste në stacionin televiziv amerikan “Bloomberg”, ekonomisti i njohur amerikan Jeffrey Sachs i befasoi moderatorët duke pretenduar se SHBA, ndoshta edhe Polonia, qëndronin pas sulmeve në tubacionet e gazsjellësit Nord Stream.
Reagimi i moderatorëve ishte i paimagjinueshëm, në studio të gjithë u shtangën.
Sachs është gjithashtu pedagog në Universitetin Columbia, si dhe Drejtor i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKBsë, që u bë i famshëm në Rusi si truri i reformave të ashtuquajtura “terapia e shokut” në vitet 1990.
Vitet e fundit, ekonomisti ka qenë një nga kritikët e Perëndimit në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Duke folur në “Bloomberg”, Sachs fillimisht komentoi për konfliktin ushtarak në Ukrainë, duke thënë se konflikti është në rrugën e përshkallëzimit dhe po shkon drejt një lufte bërthamore, si dhe që lufta nuk filloi në shkurt 2022. Ekonomisti gjithashtu theksoi se shumica e njerëzve nuk e shohin situatën ashtu siç e shikon ai dhe të tjerë të ngjashëm me të, për shkak të desinformimit.
Ekonomisti tha gjatë intervistës se BEja është në një reçesion ekonomik shumë serioz. Mungesa e energjisë do të përkeqësohet nga shkatërrimi i tubacioneve Nord Stream. Në këtë kontekst ai i tha moderatores se, vinte bast se shpërthimi shkatërrues në gazjellësin Nord Stream ishte një veprim i SHBAsë, ndoshta dhe i Polonisë në bashkëpunim.
Moderatorët e Bloomberg, e ndërprenë menjëherë dhe i kërkuan “prova” për këtë pretendim. Por profesori Sachs iu përgjigj: “Epo para së gjithash, ka prova të drejtpërdrejta të radarit të helikopterëve amerikanë, helikopterëve ushtarakë, të cilët zakonisht janë me bazë në Gdansk, po qarkullonin mbi këtë zonë. Ne gjithashtu pamë Presidentin Biden të deklaronte shkatërrimin e Nord Stream, dëgjuam gjithashtu deklaratën e jashtëzakonshme të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, të premten e kaluar në një konferencë shtypi, lidhur me këtë çështje. Unë e di që kjo bie ndesh me narrativën tonë dhe nuk është e ligjshme të thuash gjëra të tilla në Perëndim, por fakti është se kur flas me njerëz në mbarë botën, ata mendojnë se janë në SHBA, kurse unë jo”.
Dhe e mbylli intervistën duke thënë se, “SHBA është në mosmarrëveshje me Rusinë dhe Kinën pa bërë asnjë përpjekje për të ndalur përshkallëzimin e situatës”.
Është një fenomen i përsëritur ky ditët e fundit në Amerikë, ku gjithmonë e më shumë individë të mirënjohur nga shumë sektorë të jetës sociale, politike, akademike, dhe jo vetëm, po flasin hapur si kurrë ndonjë herë kundër politikave të Shtetit Amerikan, në raport me të tjerët.