Elon Musk po “largon” Starlink në Ukrainë? Ekziston frikë për kaos në ushtrinë ukrainase! Po akuzojnë pronarin e SpaceX, Elon Mask, për bashkëpunim me Rusinë.
Starlink, rrjeti satelitor që ofron shërbime të internetit në shkallë globale, ka “rënë” në Ukrainë.
Kështu raporton shtypi ndërkombëtar, duke akuzuar Elon Musk (pronarin e SpaceX) se ka “çaktivizuar” rrjetin në Ukrainë për të ndihmuar Rusinë!
Starlink nuk është vetëm një ofrues shërbimi interneti për Ukrainën.
Një burim ushtarak në Ukrainë tha: “Starlink është oksigjeni ynë. Nëse i thoshim Musk të largohej dhe të merrte Starlink me vete, ushtria jonë do të shembej dhe do të kalonte në kaos”.
Sipas një zyrtari ukrainas, Elon Musk refuzoi një kërkesë nga Kievi për të vënë në dispozicion Starlink në rajonin e Krimesë, ndërsa sipas një tjetër burimi zyrtar “Ukraina ka pasur probleme me Starlink që nga 30 shtatori”.
FT raportoi humbje të internetit satelitor në Ukrainën jugore dhe lindore.
Një burim nga Kievi tha gjithashtu se humbja e lidhjes me rrjetin po përhap panik në frontin e ushtarëve!
Senatori amerikan Adam Kinzinger tha: “Starlink ka “rënë” efektivisht në zonat e frontit të luftës në Ukrainë”, duke bërë që Elon Musk të bëjë një njoftim zyrtar për atë që ai e quajti një çështje “sigurie kombëtare”.
Me fjalë të tjera, ushtria ukrainase mbështetet në internetin satelitor të Elon Musk për koordinimin, komandimin dhe kontrollin e forcave të saj.
Por vlerësime të tjera thonë të kundërtën. “Asnjë Starlink nuk është rrëzuar në Ukrainën lindore. Vetëm se avancimi ukrainas ishte aq i shpejtë sa hyri në zona ku nuk kishte mbulesë pasi ishin nën kontrollin rus”.
Cilido qoftë realiteti, Starlink po përjeton probleme në lidhje me Ukrainën dhe askush nuk e di në këtë moment nëse është një lëvizje e Elon Musk, nëse është një ngjarje e rastësishme, apo nëse humbja e lidhjes është për shkak të lëvizjeve ruse.