U Çmend Gazeta BILD: Manastire Hije Ruse në Athos (Mal i Shenjtë – Greqi)

/

BILD ka parë raportin sekret për aktivitetet kriminale të murgjve të Kremlinit në malin e izoluar Athos.

mast.al:

Ku e pa raportin BILD? Kush ja dha? Dhe cilët e kanë hartuar këtë raport imagjinar?

Një dhomë plot burra, në veri të Greqisë. Të gjithë përveç njërit janë të veshur me të zeza. Një murg po derdh verë. Një burrë thotë me zë të ulët: “Diçka e madhe do të ndodhë së shpejti. Mos u shqetësoni, mos u shqetësoni ose frikësoni. Do të përfundojë brenda disa ditësh”.

mast.al

Ky “burri” që i thoshte këto fjalë, nuk ishte murg mesa kuptojmë. Kush ishte ky?

Ajo që tingëllon si një skenë nga një roman i Dan Brown ka ndodhur në të vërtetë, në malin Athos, një nga vendet më të shenjta të Kishës Ortodokse Lindore, e vendosur në një gadishull autonom në Greqinë Veriore. Disa ditë para sulmit rus në Ukrainë.

Profecia u shpall nga një oligark rus…, disa ditë pas vizitës së tij, një grup rusësh të ekstremit të djathtë vizituan një manastir në malin Athos, duke valëvitur flamurin e Perandorisë Ruse.

mast.al

Profecitë nuk shpallen, thuhen dhe përcillen nga besimtari në besimtar. Cila ishte profecia “e shpallur” nga oligaruku?!

Kali i Trojës i Rusisë brenda BE-së!
Kjo ngjarje ilustron se Athosi, ky vend i shenjtë dhe shpirtëror, ka një anë të errët. Hulumtimi i BILD tregon shkallën në të cilën gadishulli është pushtuar nga Kremlini.

mast.al

Kjo është një blasfemi për çdo të krishterë ortodoks, që të quash “vend të errët”, vendin e shenjtë. Fali Zot se nuk dinë ç’thonë! Janë në panik! Nëse këto vargjet më sipër të artikullit janë hulumtim, BILD është si fletërrufetë e kooperativave.
Das Kloster Esfigmenou auf der griechischen Halbinsel Athos. BILD sprach mit dem rechtmäßigen Abt des Klosters, Bartholomäus. Er sagt: „Unser Kloster ist seit Jahren von Russen besetzt“
Manastiri Esfigmenou në malin Athos.
BILD foli me Igumenin e ligjshëm, Bartolomeun, i cili tha: “Manastiri ynë është pushtuar nga rusët prej vitesh” / Foto: foto aleancë / ANE

mast.al

I bëjmë të ditur BILD që Igumeni i Manastirit Esfigmenou është Methodios dhe nuk ka asnjë Bartolome atje. Kurse epitetin “të ligjshëm” nuk di sesi mund ta përdorin, sepse lënë hapësirë që do të thotë që paska edhe murgjër të paligjshëm? Absurdete!

Gjithmonë ka qenë e ditur që Moska përpiqet të përdorë Malin Athos si një “kalë troje” për të fituar një bazë në Europë dhe për të minuar BEnë. Megjithatë, shkalla e kësaj influence është tronditëse.

“Për vite të tëra, manastiri ynë është pushtuar nga rusët dhe prorusët dhe asnjë qeveri, apo autoritet nuk ka guxuar të bëjë asgjë për këtë”, thotë Bartolomeu, Igumeni i ligjshëm i Manastirit Esfigmenou, për BILD.

Meqenëse gadishulli është territor grek, por autonom, për të zbatohen rregulla të veçanta. Një nga këto është se gratë nuk duhet të hyjnë në gadishull me 20 manastiret kryesore, dhjetëra kisha më të vogla dhe afërsisht 2000 murgjër. Prandaj BILD takoi Igumenin jashtë gadishullit të izoluar, i cili mund të aksesohet vetëm me varkë.

BILD-Reporterin Liana Spyropoulou im Gespräch mit Abt Bartholomäus
Gazetarja e BILD Liana Spyropoulou në bisedë me Igumenin Bartholomeu / Foto: Michael Varaklas

mast.al

Mashtrim dhe guxim diabolik për disinformim, pasi Igumeni i Manastirit Esfigmenou është Methodios (foto më poshtë, e marrë nga një prej kanaleve më të mëdha televizive greke “Alpha”, ku Igumeni Methodios jep një intervistë, brenda Manastirirt, tek një gazetar mashkull, dhe jo si personi më sipër që paska dalë edhe nga gadishulli për të dhënë intervistë tek kjo gazetarja, që duhet të paditet për informacion të rremë).
ΜΟΝΗ ΕΣΦΙΓΜΕΝΟΥ: ΟΙ SURVIVOR ΤΟΥ ΑΓΙΟΥ ΟΡΟΥΣ - YouTube


“Të gjithë, jo vetëm unë, e dinë se rusët kanë qenë vizitorë të rregullt në Malin Athos, përfshirë ata të ashtuquajtur oligarkë. Ata kanë dhuruar shumë para për manastiret, veçanërisht për Manastirin e Shën Pandelimonit (Manastiri më i rëndësishëm rus). Prania e tyre nuk ishte rastësi dhe as donacionet e vazhdueshme.”

mast.al

Atje shkon edhe Mbreti i Anglisë çdo vit dhe jep shuma të konsiderueshme, një oligark edhe ai në llojin e tij. E ç’të keqe ka që të shkojnë sipërmarrës dhe të ndihmojnë financiarisht këta njerëz të shenjtë që mes lutjeve të tyre, na ndihmojnë edhe neve, që e kemi harruar Perëndinë krejtësisht. Dhe më e rëndësishmja, gazetarja e BILD të hapë librat e historisë dhe të shikojë sesa shekuj më parë në Athos ka patur murgjër rusë. T’i themi gazetares që në athos ka edhe murgjër francezë, bullgarë, rumunë, suedezë, anglezë, etj.
Im besetzten Esfigmenou-Kloster wurden Fahnen des Russischen Reiches aufgehängt
Flamuri i Perandorisë Ruse i varur në Manastirin Esfigmenou / Foto: esphigmenou.gr

mast.al

Flamuri i Perandorisë i bën kaq shumë përshtypje gazetares greke? Flamur nga historia e një vendi është. Pse të mos e mbajë murgu rus në dhomën e tij? Shqiptarët ekspozojnë flamurin e Shqipërisë Etnike, siç e quajnë, apo atë të Autoktonus dhe nuk është tronditur kaq shumë BILD për të shkruar ndonjë artikull. Absurde sërish. Kjo është një histori pa histori.

Raporte sekrete për aktivitete kriminale, shkruan BILD.

mast.al

Çfarë aktivitete kriminale mund të bëhen në Manastire? Kjo është e turpshme? Pse nuk na përmend, pse nuk rendit disa nga këto aktivitete kriminale gazeta BILD dhe gazetarja?

BILD ka një raport sekret të autoriteteve greke ku shfaqen emrat e disa rusëve të njohur që kanë vizituar Athosin, njerëz me lidhje në Kremlin dhe me diktatorin Putin; individë që japin edhe donacione në këto Manastire.

Putin viziton Malin Athos

Diktatori i Kremlinit Vladimir Putin ka shtuar prezencën ruse në Malin Athos dhe bën vizita të përsëritura.

Në një prej vizitave Putin është shoqëruar në Athos nga Konstantin Malofeev, një rus aktiv në Athos, që është në listën e sanksioneve të BEsë dhe SHBAsë, sepse është një prej financuesve të separatistëve në Ukrainë.

Das Oberhaupt der russisch-orthodoxen Kirche, Patriarch Kirill, und Wladimir Putin besuchen 2016 das Kloster St. Panteleimon auf dem Berg Athos
Das St. Panteleimon Kloster ist auch als „das russische Kloster“ bekannt
Der Abt des Klosters Vatopedi war in einen großen Korruptionsfall verwickelt – bis der Kreml sich für seine Freilassung eingesetzt hat
Filotheou: Der Abt des Klosters unterhält persönliche Beziehungen zur Familie des russischen Premierministers Michail Mischustin

mast.al

Edhe Çarli i Anglisë kur shkon në Athos, nga të ngjashëm shoqërohet, por nuk shkruhen të tilla turpe. Lavdi Perëndisë që disa udhëheqës vendesh e vizitojnë këtë vend të shenjtë herëpashere. Megjithatë problemi i sotëm i gjermanëve janë profecitë e shenjtërove të Kishës Ortodokse dhe ndoshta në koshiencë dhe në subkoshiencë i kanë në listën e referimit këto profeci, mes të cilave mendohet se Rusia ka një pozicion “shpëtimtari”. Mirë bëjnë që iu referohen edhe profecive, por teksa i lexojnë është mirë që të qetësohen dhe jo të rendin me padurim drejt përmbushjes së tyre (në suezë të ironisë kjo)!

***

Kjo është gazetaria e globalizmit leftist diabolik, kjo është gazetaria e propagandës dhe shpifjes, kjo është gazetaria e paguar shtrenjtë dhe këta janë veçse njerëz të padenjë për shoqërinë, kurrësei nuk mund të quhen gazetarë.

Por sa njerëz njohin historinë që dimë ne? Ata që nuk e dinë, këtë lajm nga BILD e marrin për të mirëqenë! Nëse një gazetë, portal, media, blog, hapësirë informimi u gënjen njëherë, mos e lexoni më!

Bëni kujdes në këto kohë, nga informoheni dhe kush ju informon!

Ju bëjmë me dije se ky është i vetmi Manastir në Mal të Shenjtë që nuk pranon asnjë të ardhur nga Bashkimi Europian dhe nga asnjë lloj burimi shtetëror. Manastiri mirëmbahet nga 120 murgjërit që punojnë si “bletët” dhe nga donacionet e besimtarëve.

Ky Manastir ishte i vetmi, murgjërit e të cilit ngritën zërin kundër virusit dhe vaksinës!

E kuptuat besoj përse ky artikull, i shkruar pikërisht dje!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Biden Premton Sisteme të Mbrojtjes Ajrore për Ukrainën

Next Story

Qëndrim i Dyjëzuar i SHBAve

Latest from Info