Putin ka paralajmëruar NATOn duke thënë: “Një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë do të çonte në katastrofë globale. Shpresoj se ata janë mjaft të zgjuar për të mos ndërmarrë iniciativa të tilla.”
Një paralajmërim në të gjitha drejtimet se çdo konflikt i drejtpërdrejtë i trupave të NATOs me Rusinë do të çonte në një “katastrofë globale” u drejtua sot nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference për shtyp.
Në të njëjtën kohë Presidenti Putin deklaroi se nuk ka nevojë “menjëherë” për sulme të reja “masive” në Ukrainë, as zgjerim të mobilizimit që ai urdhëroi tre javë më parë, duke theksuar se Rusia nuk kërkon të shkatërrojë Ukrainën.
Sa më sipër është një deklaratë e pastër dhe e qartë që konfliti do të përshkallëzohet, pasi anëtarët e NATOs janë duke armatosur Qeverinë e Ukrainës, për rrjedhojë përballja e Rusisë direkt dhe indirekt tashmë është përballje ushtarake me NATOn. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATOS dhe Kancelari gjerman deklaruan se do të furnizojnë me armë dhe do i japin fonde financiare Ukrainës përsa kohë të jetë e nevojshme.
Perëndimi pra, u shpreh qartë se lufta do të vazhdojë deri në tërheqjen e plotë të Rusisë.
Ky mesazh i Presidentit rus bind çdokënd për përshkallëzim të luftës, gjithashtu është një paralajmërim që furnizuesit me armë të Ukrainës janë duke luftuar me Rusinë.