Qeveria Greke 32 Milionë Euro Bashkëshortit të Von der Leyen

/

Paratë e të tjerëve, të qytetarëve grekë në xhepat e burrit.

Ja si Qeveria Mitsotakis i dha 32 milionë euro, nga paratë e grekëve, burrit të Von der Leyen.

Bashkëshorti i kryetarit të Komisionit Europian ka marrë një “dhuratë” nga Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis, për kompaninë “Orgenesis”, të cilën ai përfaqëson.

Me rastin e fillimit të hetimit nga Prokuroria Publike Europiane për blerjet e vaksinave kundër koronavirusit nga BE, gazeta italiane “La Verità” zbuloi një tjetër negociatë të nëndheshme të bërë nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila ndërmjetësoi në favor të kompanisë që përfaqëson bashkëshorti i saj, për të marrë një grant nga Qeveria Greke, prej 32 milionë euro!

“Greqia, pas krizës tragjike të borxhit dhe pas shlyerjes së këstit të fundit të kredisë dy muaj më parë, është gjithmonë një kafshatë e shijshme për investitorët e huaj”, thotë gazeta.

E kuptoi edhe Heiko von der Leyen, bashkëshorti i Presidentit të Komisionit Europian, i cili arriti të futej në një program të madh prej dhjetëra milionë eurosh, duke përfaqësuar “American Orgenesis Inc”, shumëkombëshe e specializuar në terapitë gjenetike, në të cilën “zotëria i parë i BEsë” zotëron pozicionin e Drejtorit.

Komiteti ndërministror për investimet strategjike, i kryesuar nga Ministri grek i zhvillimit Adonis Georgiadis, miratoi një investim prej 83 milionë eurosh nga sipërmarrja e përbashkët e “Theracell SA” greke dhe “Orgenesis Inc”, duke siguruar një grant shtetëror prej 32 milionë euro.

Një sukses i madh për burrin e Ursula von der Leyen, e cila arriti të sjellë në “Orgenesis”, një kompani e listuar në bursën Nasdaq dhe e kontrolluar nga “Fondi Vanguard”, një projekt që përfshin ndërtimin e një njësie prodhimi (trajtime) dhe funksionimi për kërkime laboratorike në Korinth.

Bashkëpunimi strategjik përfshin krijimin e një platforme për zhvillimin dhe tregtimin e terapive të gjeneve qelizore për spitalet publike dhe private në Greqi.

Granti shtetëror rastësisht pasoi vizitën e Ursula von der Leyen në Athinë në korrik 2021.

Presidentja e Komisionit Europian u ftua nga Qeveria Greke në një aktivitet në “Agora Antike”, organizuar për të shpallur zyrtarisht miratimin e programit grek për Fondin e Rimëkëmbjes.

Një vizitë shumë e përzemërt që u vulos me një shëtitje të gjatë, me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në Tempullin e Efestit.

Granti shtetëror prej 32 milionë eurosh për sipërmarrjen e përbashkët në të cilën merr pjesë kompania e bashkëshortit të Ursula von der Leyen, vjen pak muaj më vonë dhe bëhet e ditur nga Bloomberg, pa përmendur emrin e Heikos.

Ndërkohë, programi nis me synimin për t’i siguruar sistemit shëndetësor grek burime për të zhvilluar trajtime të avancuara për një gamë të gjerë sëmundjesh në onkologji, hematologji dhe për të plotësuar nevoja të tjera mjekësore.

Qëllimi i programit, sipas statutit, është t’u ofrojë pacientëve grekë një sërë terapish qelizore dhe gjenetike me çmime të përballueshme.

Artikulli më pas vazhdon duke iu referuar granteve të qeverisë italiane për kompanitë përfshirë “Orgenesis” në fillim të vitit 2022, si dhe zhurmën e shkaktuar nga refuzimi i Komisionit Europian për të zbuluar mesazhet e diskutueshme midis Burla të Pfizer dhe Von der Leyen, në lidhje me vaksinat Covid-19.

Megjithatë, duket se familja Von der Leyen di të mbyllë marrëveshje të mëdha, me të gjithë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Makron Propozoi Mario Dragin për Sekretar të Përgjithshëm të NATOs

Next Story

Gjenocidi Armen - Shfarosja Sistematike nga Turqit

Latest from Info