Tragjedia në Stadiumin “Lenin” të Moskës, 20 tetor 1982.
Aksident fatal ndodhi në stadiumin “Lenin” të Moskës (më vonë u emërtua “Luzhniki”) gjatë një ndeshje futbolli më 20 tetor 1982.
Atë natë në Moskë binte borë, i ftohti ishte i ashpër dhe pak njerëz vendosën të shkonin në stadium për të parë ndeshjen e parë për fazën e dytë të Kupës UEFA mes FC Spartak Moska dhe skuadrës holandeze HFC Haarlem. Të gjithë spektatorët u vendosën në tribunën lindore të stadiumit të madh dhe zyrtarët lanë hapur vetëm një derë.
Pak para përfundimit të ndeshjes dhe me rezultatin 1-0 në favor të Spartak Moska, tifozët filluan gradualisht të largoheshin, kur Sergey Chetsov shënoi golin e dytë të skuadrës moskovite (ai më vonë do të thoshte: “Do të kishte qenë më mirë sikur të mos e shënoja kurrë”) dhe disa spektatorë u përpoqën të ktheheshin në platformë për të festuar.
Pasoi mbipopullimi, pasi policia nuk i lejoi tifozët që përpiqeshin të dilnin të ndryshonin drejtim, shumë prej tyre ranë nga shkallët dhe u shkelën nga njëri-tjetri. Numri zyrtar i të vdekurve ishte 66, shumica adoleshentë, por të afërmit e viktimave thonë se numri i të vdekurve ishte 340. Kjo është dhe tragjedia më e madhe sportive për ish Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë e sotme.
Një ditë pas ngjarjes tragjike, masmedia sovjetike mbajti një heshtje “peshku”. Vetëm një artikull i vogël në gazetën “Veshermiaya Moskva” raportonte: “Dje në Luzhniki, pas ndeshjes së futbollit, ndodhi një aksident dhe disa spektatorë u plagosën”. Fshehtësi e plotë edhe në autoritetet sovjetike. Trupat e viktimave iu dorëzuan të afërmve të tyre trembëdhjetë ditë më vonë. Më 8 shkurt 1983 u zhvillua një proces gjyqësor, ku nga regjimi u gjet përgjegjësi i vetëm i tragjedisë, ai ishte drejtuesi i stadiumit dhe u dënua me 18 muaj punë të rëndë.
Prej disa vitesh në “Luzhniki” nuk mbaheshin ndeshje në fund të tetorit, për të mos lejuar që familjarët e viktimave të vendosnin lule në vendin e tragjedisë.
Lojtarët e skuadrës holandeze, si dhe pjesa tjetër e botës, mësuan për incidentin vetëm në vitin 1989, gjatë epokës së Perestrojkës dhe Glasnostit, nën udhëheqjen e Mikhail Gorbaçovit, kur gazeta sportive “Sovjeki Spor” raportoi për incidentin në detaje.
Në vendin e tragjedisë ndodhet tashmë një monument kushtuar tifozëve të vdekur të Spartak Moska.
Për kujtesë, skudra e Spartak Moska fitoi edhe ndeshjen e dytë 3-1 dhe kaloi në raundin e tretë të Kupës UEFA, ku u eliminua nga Valencia.