Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të sjellë më afër imponimin e tiranisë dixhitale në mbarë botën. Kompania familjare “Infosys”, lidhjet e saj me Kinën dhe Forumin Ekonomik Botëror, promovimi që vetë kompania i bën “identitetit dixhital” dhe “sistemit të kredive sociale”, duhen marrë parasysh seriozisht, për të vlerësuar qartë se kush është kryeminsitri britanik që sollën me çdo mënyrë në krye, pasi larguan me me truke ekonomike Boris dhe Liz, për të sjellë indianin Rishi.
Ish Ministri i Financave Rishi Sunak, tani kryeministër i Britanisë, ka lidhje familjare me një partner teknologjik të Forumit Ekonomik Botëror, që ka mbrojtur një ekonomi të stilit të Partisë Komuniste Kineze për gjurmimin mes identitetit dixhital dhe monedhës dixhitale.
Ngritja në pushtet e një tjetër kryeministri “robot” të Forumit Ekonomik Botëror, në një mënyrë kaq të nxituar në dukje, pas dorëheqjes së dy kryeministrave, do të thotë se Rendi i Ri po nxiton të imponojë axhendën e tij.
“ID Dixhital”, “Valuta Dixhitale” dhe “Sistemi i Kreditimit Social” janë tre mjetet që dëshirojnë të gjithë liderët “kukulla” për skllavërimin global të njerëzimit.
42-vjeçari me origjinë indiane Rishi Sunak, një ish ekzekutiv i “Goldman Sachs”, është pasardhësi i Liz Truss dhe kryeministrit të ri të Britanisë, ritheksoj, duke konfirmuar skenarët përkatës të gatuar nga krateri i globalizmit.
Në çdo rast, Sunak është kryeministri i pestë i Mbretërisë së Bashkuar që nga referendumi i Brexit në vitin 2016 dhe kryeministri i parë jo i bardhë i vendit.
Ai është në thelb version i Justin Trudeau. Pra, ky është një politikan “konservator”, axhenda e të cilit kërkon të njëjtën lojë përfundimtare, si kundërshtarët e tij liberalë. Ai promovon idealet e globalizimit që aktualisht kanë përfshirë Britaninë e Madhe dhe më gjerë botën perëndimore.