Meloni Mbylli Portet

/

Ja si pret, si me thikë emigracionin e paligjshëm. Giorgia Meloni mbylli portet italiane për anijet e skllevërve! Asnjë “humanitarizëm i rremë”, me gjysëmfjalë dhe shtirje, projekte dhe masa reale.

Qeveria e Georgia Melonit ka njoftuar se po mbyll portet për anijet e skllevërve që transportojnë emigrantë të paligjshëm nga kudo që vijnë.

Është masa e parë “thikë” e marrë në më pak se 24 orë, për të shpëtuar identitetin italian nga miliona emigrantë të paligjshëm të cilët kanë pushtuar Italinë dhe kanë ndryshuar përbërjen demografike të saj, me më shumë se 10%!

Pothuajse 6 milionë emigrantë të paligjshëm kanë “mbytur” Italinë, duke vërshuar në qytetet e vendit, si dhe duke krijuar situata skandaloze veçanërisht në sferën e krimit.

Më konkretisht, dy anijet e OJQve që shpëtuan rreth 300 emigrantë të paligjshëm në Mesdhe, nuk do të mund të hyjnë në ujërat territoriale italiane, pasi qeveria e Giorgia Meloni po përgatitet të ndalojë hyrjen e tyre, siç do të bëjë në çdo rast të ngjashëm.

Siç raportohet nga grupi televiziv i Silvio Berlusconit, ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piandendozzi, nënshkroi një vendim, i cili nënvizon se anijet e OJQve “Ocean Viking” dhe “Humanity1”, me rreth 300 emigrantë të paligjshëm në Mesdhe “nuk përputhen me rregullat italiane dhe europiane, në lidhje me sigurinë, kontrollin kufitar dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Scholz Ëndërron Një "Plan Marshall" për Ukrainën

Next Story

Kryeministri që do të Imponojë Tiraninë Dixhitale

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është