Punonjësit e Twitter i shkruan një letër të hapur dje pronarit të tyre Elon Musk, duke i kërkuar që drejtuesi i tyre i ri të mos i pushonte nga puna.
Ata besojnë se “plani i Musk për të pushuar nga puna 75% të punonjësve të Twitter do të dëmtojë aftësinë e Twitter për t’i shërbyer bisedës publike”.
Tweeps thonë: “Twitter po ndihmon në ngritjen e gazetarisë së pavarur në Ukrainë dhe Iran….”
Ja letra dërguar pronarit të ri:
“Punonjësit e Twitter, ndaluan llogarinë e një mikut tim jo më larg se dje, pasi ai postoi një nga artikujt e mi në faqen e tij, një artikull që u bë viral”, tha Musk.
“Ja kaq shumë punoni ju për “të ndihmuar” në ngritjen e gazetarisë së pavarur”, shtoi Musk duke iu drejtuar punonjësve të tij.
Punonjësit e Twitter kanë ndaluar dhe mbyllur llogari në Twitter të shumë mjekëve, shkencëtarëve, avokatëve, politikanëve, gazetarëve, sipërmarrësish dhe miliona njerëzve që kundërshtojnë narrativën e institucionit mbi luftën, politikën, bllokimet, Covid-19, zgjedhjet, goditjet e mRNA, këto vitet e fundit, si dhe për shumë tema të tjera.
Ata censuruan laptopin Biden, mashtrimin zgjedhor, rrjedhjen e virusit nga laboratori dhe në vend të kësaj zgjodhën të përhapnin dezinformimin e institucionit.
Të gjithë mezi presin që Musk të shkarkojë 75% të punonjësve të Twitter.
Ai duhet të fillojë me të gjithë drejtuesit pro censurës, gjithashtu.
Fjala e lirë ka qenë gjithmonë themeli i një shoqërie të lirë dhe kjo duhet të jetë kështu në jetë të jetëve.
E majta “moderne” duhet të ketë turp të rreshtohet me fashistët, komunistët dhe regjimet autoritare që kanë përdorur censurën gjatë historisë, si një mjet për të fituar më shumë kontroll nga lart poshtë mbi shoqërinë. Por ja që është fakt se e majta në Amerikë, por edhe në Europë është një diktaturë e mirëfilltë në mendim dhe veprim, pa asnjë ndryshim nga regjime dhe ideologji totalitare.
Dhe njerëzit kanë për detyrim që të rrëzojnë, me çdo formë, kudo dhe kurdoherë çdo lloj rregjimi totalitar, diktatorial që u privon atyre të drejta themeltare.