Kinë: Filloi Spërkatja (video terror)

/

Kinezët po spërkasin me një substancë të panjohur për të vrarë Covid-19 në rrugët e Hong Kongut!

Bllokimet sezonale kanë filluar në vendin aziatik. Kina ka nisur sërish “sezonin e lockdown-eve” duke i imponuar ato në një sërë qytetesh nga Wuhan, ku Covid-19 u arratis për herë të parë nga një laborator, në veriperëndim të vendit dhe në shumë qytete të tjerë.

Interesante është të shihet sesi autoritetet kineze e trajtojnë infeksionin në një video që mund të jetë një skenë kinematgrafie.

Edhe në qytetin Xining në veriperëndim, zona të tëra janë vënë nën izolim, duke prishur jetën e përditshme të miliona qytetarëve.

Pas shpërthimit të fundit në Pekin, më shumë se një mijë raste të reja të Covid-19 u regjistruan në Kinë për të tretën ditë radhazi, një numër mjaft modest krahasuar me dhjetëra mijëra në ditë, pranverën e kaluar, gjë që e çoi Shangain në mbyllje të plotë, por mjaftueshëm për të shkaktuar masa kufizuese në të gjithë vendin.

Ata gjithashtu pezulluan shitjen e mishit të derrit në pjesë të qytetit, sipas fotove dhe postimeve në mediat sociale, pasi një nga rastet ishte i lidhur me zinxhirin lokal të furnizimit të derrit.

Guangzhou, qyteti i katërt më i madh i Kinës për nga performanca ekonomike, mbylli më shumë rrugë dhe lagje të enjten, duke i detyruar banorët të qëndrojnë brenda pasi zonat e reja u vlerësuan si me rrezik të lartë, në një rigjallërim 4-javor të Covid-19.

Në Xining, përdoruesit e mediave sociale folën për mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve të mallrave pasi autoritetet shëndetësore në qytetin prej 2.5 milionë banorësh kanë luftuar për të frenuar një valë të re të koronavirusit, që nga fillimi i tetorit.

Megjithëse numri i rasteve të koronavirusit në Kinë ka mbetur i vogël në krahasim me mesataren globale, masat jashtëzakonisht të rrepta të kontrollit për të ndaluar përhapjen e variantit shumë ngjitës Omicron, kanë rënduar rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Ç’është kjo substancë që vret virusin, hidhet publikisht në atmosferë, por nuk i bën dëm njerëzve që qarkullojnë në këto qytete? Absurde regjimesh!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kinë: Wuhan Sërish në LOCKDOWN

Next Story

Deklarata e Putin - Ukraina Tokë Ruse

Latest from Info