Qëllimi është Odessa! Këtë deklaruan sot rusët, ndër të tjera. Kemi shkruar këto ditë që pas Kherson qëllimi do të ishte Odessa, për një seri arsyesh. Por Presidenti Putin, mbrëmjen e 26 tetorit ka bërë deklarata edhe më të forta.
Putin: “Do të shohim nëse do të duhet vizë ukrainase apo ruse! Qyteti u themelua nga Katerina II”!
Presidenti rus Putin dërgoi një sinjal të qartë se ushtria ruse do të marrë qytetin e Odessës duke moskufizuar operacionin ushtarak. Mesazhi kumbues i dërguar nga Presidenti rus i drejtohet personalisht Presidentit Zelenski.
Rusia dëshiron dhe do ta marrë Odessën. Pas pushtimit të saj, mund të vijojnë negociatat me Zelenskin dhe qeverinë ukrainase. Në fakt, mënyra sesi pohon Presidenti Putin, duket se i referohet një fjalie të vjetër ruse:
“Odessa do të bëhet pjesë e Rusisë me Ukrainën që mund të përdorë portin e qytetit për eksport/import të produkteve në të ardhmen. Kjo mund të arrihet në kontekstin e një Traktati të Paqes Rusi-Ukrainë, ku shteti ukrainas pa dalje në det tani do të mbështetet tërësisht për ekzistencën e tij në përdorimin e portit rus të Odessës. Meqenëse PBBja (GDP) e Ukrainës do të varfërohet pothuajse me 90% pas humbjes së Detit të Zi.”
“Cila vizë do të na duhet për në Odessa?”, u pyet Presidenti Putin. “Cila vizë do t’i duhet dikujt nëse dëshiron ta vizitojë pas dy vjetësh, vizë ukrainase apo ruse?”, shton gazetari.
Presidenti rus shmangu përgjigjen e pyetjes, pasi mesazhin e kishte dhënë gjatë deklaratës së tij.
Në veçanti, gazetari hungarez Gabor Stir iu drejtua presidentit rus me një pyetje për Odesën.
“Një nga qytetet e mia të preferuara në hapësirën postsovjetike është Odessa”, tha gazetari hungarez Gabor Stir dhe i kërkoi Putinit këshilla se, “kur do të ishte më mirë për të vizituar qytetin, verën e ardhshme apo pas dy vitesh”.
“Mos u vono, shko sa më shpejt të mundesh. Është qesharake. Po bëj shaka”, u përgjigj lideri rus.
“Atëherë më lejoni të pyes, a duhet të aplikoj për një vizë ruse apo ukrainase?”, vazhdoi gazetari hungarez.
“Odessa është me të vërtetë një nga qytetet më të bukura në botë. Odessa mund të jetë njëkohësisht një mollë sherri dhe një simbol i zgjidhjes së konflikteve dhe një simbol i gjetjes së një zgjidhjeje për gjithçka që po ndodh tani. Problemi nuk është i yni”, u përgjigj kreu i Kremlinit pa iu përgjigjur, nëse do t’i duhet vizë ukrainase.
Ai më pas vazhdoi të shikojë prapa në të kaluarën, duke deklaruar se Odessa u themelua nga Katerina II. Sipas Putinit, “edhe nacionalistët ekstremë nuk guxojnë të prishin monumentin” e perandores ruse.
Nuk është hera e parë që Presidenti Putin i bën një referencë të veçantë Odesës. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe gjatë paradës së Ditës së Fitores.
Ndërkohë që çeçeni zv.gjeneral Kadyrov, thotë:
“Po shkojmë për të gjithë Ukrainën, është tokë ruse! Nuk do të marrim më pengje. Do t’i djegim. Nuk do të ndalemi askund. Është territori ynë, Zaporizhia, Kherson. Territori ynë është Odessa, Kiev, Kharkiv, të gjitha këto.”