Piloti arriti me përpjekje mbinjerëzore ta ulte avionin në Asunsion të Paraguait, pa asnjë lëndim nga ekuipazhi apo pasagjerët.
Autoriteti i aviacionit civil të Paraguajit nisi sot një hetim për fluturimin LA1325 të LATAM Airlines, kapiteni i të cilit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi hunda e avionit iu shpërbë mes një stuhie të fortë, gjatë fluturimit.
Airbus A320 që i përkiste degës së sipërpërmendur të linjës ajrore në Paraguaj (LATAM Airlines Paraguay) u përball me mot ekstrem vonë në mbrëmje, ndërsa fluturonte nga Asunsion në Santiago të Kilit.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e frikshme për pasagjerët teksa avioni dridhet dhe rrufeja që shkrep në dritaret e avionit në fluturim.
Avioni u kthye në kryeqytetin e Paraguajit dhe u ul i sigurt, pa lëndime në pasagjerë, apo në anëtarë të ekuipazhit. Megjithatë pamjet e hundës së shpërbërë dhe të çarave në xhamin e kabinës janë tronditëse.