Kriza energjetike e Europës është aq e madhe sa disa po mendojnë të përdorin plehun e kalit për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër, në Europën Qendrore dhe Veriore.
Europa po përballet me një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, që të ftohtë do ta bëjë kryesisht mungesa e energjisë, ndërprerja e saj dhe faturat absurde të larta. Në të gjithë kontinentin, njerëzit mund të shohin se çfarë po vjen dhe shumë prej tyre janë në panik.
Kërkesa për soba me dru është e madhe dhe shumë europianë po grumbullojnë dru dhe materiale të tjera për t’i djegur në sobat e tyre ekzistuese në muajt e ftohtë që vijnë.
Jemi me të vërtetë në një hapësirë të paprecedent dhe gjërat do të çmenden vërtet në vazhdim.
Nëse jetoni në Europë dhe nuk keni blerë ende një sobë druri, ndoshta është tepër vonë për të marrë një për fillimin e dimrit.
Raportohet se të gjitha sobat e porositura tani mund të duhen “muaj për t’u dorëzuar” tek blerësit dhe çmimet e peletave të drurit janë pothuajse dyfishuar.
Deri në 70% të faturave të ngrohjes në Europë paguhen nga gazi natyror dhe energjia elektrike, ndërsa furnizimet ruse kanë rënë ndjeshëm, druri i përdorur tashmë nga rreth 40 milionë njerëz për ngrohje është bërë një mall i çmuar.
Çmimet e peletave të drurit janë pothuajse dyfishuar në Francë në 600 euro për ton dhe ka shenja paniku tek të gjithë skeptikët lidhur me karburantet.
Hungaria madje shkoi aq larg sa ndaloi eksportet e peletave, kurse Rumania vendosi kufij për çmimet e druve të zjarrit për gjashtë muaj. Ndërkohë, porositë për soba druri mund të duhen muaj për t’u transportuar.
Për shkak se druri dhe peletat e drurit janë kaq të shtrenjta, disa në Europë po shikojnë opsione të tjera që do të kishin qenë të paimagjinueshme më parë.
Informohemi se disa europianë po kontaktojnë edhe oxhakpastruesit lokalë për të pyetur për djegien e plehut të kalit në sobat e tyre, kryesisht në zonat rurale.
Përvoja është e dukshme edhe në Gjermani, ku Shoqata e Oxhakpastruesve po përballet me një breshëri pyetjesh rreth lidhjes së sobave të reja dhe të vjetra dhe klientët që pyesin për djegien e plehut të kuajve dhe lëndëve djegëse të tjera të panjohura.
A do ta digjnit plehun e kalit për t’u ngrohur nëse do të kishit vërtet ftohtë?
Në kushte normale, asnjë person i arsyeshëm nuk do ta bënte një gjë të tillë, por tani europianët mund të kuptojnë se mund të mos jenë në gjendje të mbështeten në rrjetet e tyre kombëtare të energjisë elektrike këtë dimër.
Një zyrtar i lartë i BEsë madje, po paralajmëron hapur se mungesat e energjisë mund të çojnë në ndërprerje të energjisë elektrike në muajt e ardhshëm.
Gjermanët kanë deri tani ekonominë më të madhe në BE, por politikanët e tyre po pranojnë publikisht se Gjermania “mund të mbetet pa gaz” deri në fund të dimrit.
Ministri gjerman i Financave Robert Habeck ka shprehur shqetësimin për krizën e afërt energjitike këtë dimër, duke u shprehur për mediat gjermane se situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe ka mundësi që Gjermania të mbetet pa gaz. Habeck u bëri thirrje gjermanëve që të reduktojnë konsumin e gazit përpara këtij dimri, një ditë pasi qeveria gjermane nisi një program të ri të uljes së çmimeve, për të ndihmuar gjermanët me rritjen e kostove të energjisë.
Dhe kushdo që bombardoi sistemin e gazsjellësit Nord Stream ka siguruar që Rusia nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë me gazin natyror shumë të nevojshëm në kohë kritike.
“Pa të paktën 20% kursime në familjet, kompanitë dhe në industri, vështirë se do të jemi në gjendje të shmangim një emergjencë të gazit këtë dimër”, tha Klaus Müller nga Agjencia Federale e Rrjetit, për Reuters. “Situata mund të bëhet shumë serioze nëse nuk reduktojmë ndjeshëm konsumin e gazit”, shtoi ai.
Situata është mjaft e rëndë edhe në Britaninë e Madhe.
Javën e kaluar, një paralajmërim se Britania mund të përballet me ndërprerje treorëshe të energjisë këtë dimër u bë kryetitull në mbarë botën.
Në Shtetet e Bashkuara, nuk ka gjasa të përjetojnë mungesë energjie këtë dimër, por faturat e ngrohjes me siguri do të rriten në nivele rekord, ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten në mbarë botën.
Bloomberg deklaron se kjo është kriza më e madhe energjetike që kemi parë ndonjëherë dhe që po shkatërron ekonominë, krizë me përmasa epike.
Çmimet e energjisë janë tashmë aq të larta sa disa prodhues të mëdhenj europianë janë detyruar të heqin dorë nga biznesi, duke shpallur faliment. Kur kostot e energjisë e bëjnë të pamundur të jesh fitimprurës, hapi i vetëm logjik është mbyllja derisa kostot e energjisë të ulen përsëri.
Europa po hyn me të vërtetë në një epokë të re të errët dhe tani nuk ka dritë në fund të tunelit.
***
Plehu i kuajve shfaqet si një lëndë djegëse alternative për ngrohje dhe konsiderohet burim energjie.
Plehu i kalit si burim energjie nuk është diçka e re. Studiuesit italianë kanë treguar më parë se mund të jetë një biokarburant i pastër dhe efikas, për sa kohë që plehu të jetë tharë siç duhet.
“Feçet dhe plehrat e ruajtura përmbajnë sasi të mëdha uji, i cili është shumë për t’u djegur mirë. Megjithatë, kur lënda e parë thahet, ajo bëhet një burim energjie me prodhim të lartë që mund të jetë me vlerë të investohet energjia e nevojshme për tharjen e tyre”, tha Luca Da Lio i Departamentit të Inxhinierisë Industriale në Universitetin e Padovës në Itali.