Harari: “Turmat Janë Tepricë, Ndaj Janë të Pafuqishme!”

Mendoj se, që nga momenti që je i tepërt, nuk ke potencë. E megjithatë jemi ambjentuar me këtë situatë gjatë epokës së masave, të shekujve të 19të dhe 20t, ku pamë kryengritje të suksesshme të masave, revolucione, kështu, për inerci, masat i konsiderojmë potente akoma edhe sot.

Por ky është një fenomen kryesisht i shekujve që përmenda, shekujve të kaluar. Nuk mendoj se masat, edhe nëse mund të organizohen në një formë apo në një tjetër mund të kenë shumë shanse për arritur diçka. Nuk jemi në Rusinë e vitit 1917, apo në Europën e shekullit të 19të.

Ajo për të cilën flasim sot është një Revolucion Industrial, por produkti tani më nuk do të jenë produkte tekstili apo trikotazhi, apo motorë, apo makina, apo edhe armë, produkti kësaj here do të jetë vetë njeriu.

Në thelb pra, mësojmë të prodhojmë trupa dhe mendje, këto do të jenë dy produktet kryesore të valës së ardhshme të të gjitha ndryshimeve që do të pasojnë.

Kjo është opsionale. Sërish, nëse e shikon nga këndvështrimi i një të varfëri, duket e tmerrshme, sepse gjatë gjithë jetës vdekja për të ishte balancuesi i madh. Ngushëllimi më i madh i të varfërve gjatë gjithë historisë ka qenë fakti që ata mendonin se edhe të pasurit një ditë do të vdesin, si edhe ata.

Por mendoni një botë pas 50 apo 100 vitesh, ku të varfërit do të vazhdojnë të vdesin, kurse të pasurit, përveç atyre që marrin, fitojnë dhe mbartin, do të përfitojnë edhe çlirimin nga vdekja.

Shumë shpejt kompjuteri do të bashkëveprojë me trurin e njeriut dhe ky ndërveprim do i japë zgjdhje një seri problemeve që ka njeriu sot.

Nëse jeta mund t’i shmanget mbretërisë organike dhe të shpërngulet në pafundshmërinë e jo organikes, do të jetë ndryshe. Nuk jeni në gjendje të filloni ta imagjinoni cilat do të jenë pasojat, sepse imagjinata jonë këtë moment është organike.

Nuk e imagjinoni dot se çfarë do të ndodhë kur Perëndia, apo Perënditë të zëvendësohen nga teknologjia. Por për teknologjinë perfekte, sot demografia globale është tepricë. Do të duhet të ketë spastrim dhe selektim, edhe mes inteligjencës artificiale, si dhe mes inxhinierisë gjenetike.

Ne jemi ndoshta një nga gjeneratat e fundit të homo sapiensit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Europa do të Përdorë edhe Plehun e Kuajve për Ngrohjen

Next Story

Britania Pezullon Ndihmën për Ukrainën

Latest from Info