Bombë Megaton

/

Pas Rusisë, Europa i jep fund edhe marrëdhënieve me Kinën? Po vjen shkatërrim total, me iniciatore Gjermaninë.

Vijnë proçese katastrofike! Europa po bën çfarë i thotë Amerika.

Mesa duket, Bashkimi Europian, pas sugjerimit të ndërkombëtarëve të Uashingtonit dhe Forumit Ekonomik Botëror, vendosi të vazhdojë me hapat përfundimtarë, në mënyrë që qytetarët të varfërohen dhe t’u imponohet një qeveri tjetër! Kush ka dyshim, le të armatoset me pak durim.

Hapi i parë: Hiqni qafe eksportuesin më të madh të energjisë, Rusinë! U bë!

Hapi i dytë: Hiqni qafe partnerin tuaj më të madh tregtar, Kinën! Po bëhet.

Hapi i tretë: Kolapsi.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielus Landsbergis pranoi se “politika jonë e dështuar europiane ndaj Rusisë po bën që shumë prej nesh të rishqyrtojnë qasjen tonë ndaj Kinës”, pasi shqetësimet rriten shpejt sesi blloku mund të zëvendësojë partnerin e tij më të madh tregtar.

Siç përmendet në një raport të fshehur nga strukturat e oktapodit BE, mund të lexoni:

“Shumë biznese europiane shpresonin të rrisnin lidhjet e tyre me fuqinë ekonomike globale Kinën, por në disa vende europiane kjo nismë ka shkaktuar me të vërtetë një përçarje midis zyrtarëve të lartë.

Në Bashkimin Europian, ekonomia jonë më e madhe, Gjermania, duket e ndarë për investimet kineze në portin e madh verior të Hamburgut.

Zyrtarët kanë hedhur poshtë planet që kompania kineze e transportit ‘Costco’ të marrë pronësinë e pjesshme të qendrës së transportit.”

Europa duket se po dyfishon strategjinë e saj të ‘vetëizolimit’ dhe kërkon të reduktojë tregtinë me armikun tjetër të Uashingtonit, Kinën. Planet janë që të fillojnë sanksionet me Kinën.

Imagjinoni se çfarë do të ndodhë, nëse kalojmë në masa dhe sanksione edhe me Kinën, sepse këtë direktivë ka marrë Europa nga Amerika. Ajo që do të ndodhë ka vetëm një emër, kolaps ekonomik.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

TikTok Ndikon në Shëndetin Mendor - Delete App

Next Story

2023: Athina do të Hapë Muzeun e Maria Kallas

Latest from Info