Disa lumenj nëpër botë po thahen, ndërkohë që në zona të tjera kemi rreshje shiu të niveleve përmbytëse, fenomene që vështirë se shpjegohen.
Të ecësh mbi lumë, këto janë pamje apokalitike, që përshkruan një situatë të vështirë me të cilën duhet të përballen disa popuj dhe qeveri.
Mungesa e shiut në disa zona dhe të nxehtit po thajnë lumenj në SHBA, Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre po shterojnë, prurjet e ujit janë shumë të ulta. Pjesët e shtratit të lumit po dalin në sipërfaqe dhe këto po bëhen pamje të zakonshme. Disa lumenj janë aq të tharë, saqë janë bërë praktikisht rrugë kalimi.
Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, apo diçka tjetër po ndodh, përtej njeriut, teksa në të njëjtën kohë në disa rajone të globit kemi përmbytje?
Pamje nga disa lumenjë nëpër kontinente: