Në fund të vitit 2023, do të fillojë prodhimi i ‘Tesla Cybertruck’. Në 2024 duan ta hedhin në qarkullim.
Pas shumë vonesave, duket se ‘Tesla Cybertruck’ e shumëpërfolur, më në fund do të hyjë në prodhim pas afro një viti.
Kanë kaluar katër vjet që kur Tesla i befasoi të gjithë duke prezantuar ‘Tesla Cybertruck’. Fillimisht, marka amerikane planifikoi të fillonte ndërtimin e ‘pick-up’-it të saj të çuditshëm, në fund të vitit 2021.
Kjo ishte një nga arsyet që libri i porosive u hap herët dhe u mbush brenda pak ditësh.
Mirëpo nuk pati sukses dhe fillimisht nisja e prodhimit të tij u shty për në fund të vitit 2022. Por së shpejti planet ndryshuan sërish me shtyrjen e datës së fillimit të ndërtimit për në fillim të vitit 2023. Megjithatë, duket se makineritë do të duan edhe më shumë kohë për të çuar përpara.
Fillimi i prodhimit masiv të ‘pick-up’-it elektrik është shtyrë, për mirë kësaj radhe, në fund të vitit 2023.
Përveç datës së re të prodhimit të Cybertruck, Tesla u tha investitorëve se fabrika e saj në Teksas po rinovohet për të filluar prodhimin e një modeli të ri, pjesët e para të të cilit do të dalin nga linja e prodhimit në mesin e vitit 2023.
Elon Musk, nga ana e tij, tha se kompania është duke i vënë prekjet e fundit zhvillimit të Cybertruck, ndërsa në verë u vu re një prototip i afërt me modelin e prodhimit, duke u testuar në pistë.
Të gjitha indikacionet tregojnë se Cybertruck është më afër se kurrë prodhimit. Megjithatë, Tesla do të duhet të lëvizë me shpejtësi, pasi libri i porosive përmban mbi 1 milion rezervime, por është e sigurt që pritja për blerësit e saj do të zgjatë edhe pak.
Çmimi do të variojë nga 39.900 deri në 49.900 dollarë amerikanë.
Bateria e saj do të jetë rezistente në më shumë se 300.000 km, pas këtij kilometrazhi do të duhet të ndërrohet.