Koloneli McGregor lëshoi një “rrufe” kundër Biden dhe NATO, duke thënë se, “NATO nuk mund ta mposhtë ushtrinë ruse me armë tradicionale amerikane!”
Kostoja e dështimit të forcave të NATOs do të jetë shumë e lartë!
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk duhet të nënvlerësojnë fuqinë ushtarake të Rusisë duke ndërhyrë në situatën në Ukrainë”, shkroi ish Këshilltari i Pentagonit, Kolonel Douglas MacGregor në një artikull në ‘The American Conservative’.
Shtëpia e Bardhë duket se po shqyrton përdorimin e një grupi beteje veçanërisht dinamik të NATOs, të udhëhequr nga SHBA kundër Rusisë.
Por ish Këshilltari i Pentagonit dyshon se një koalicion i tillë do të ishte në gjendje të grumbullonte mjetet ushtarake të nevojshme për të fituar epërsi mbi ushtrinë ruse.
“SHBAja nuk ka armët e duhura. Nuk ka gjasa që armët konvencionale amerikane të jenë në gjendje të mposhtin fuqinë ushtarake të Rusisë.
Mungesa e objektivave specifike vë gjithashtu në dyshim aftësinë e NATOs për të mposhtur forcat ruse. Është e rëndësishme të mbani mend se Moska ka autoritet të plotë mbi të gjithë ushtrinë.
Ushtarët rusë e kuptojnë se për çfarë po luftojnë. Gjeneralët amerikanë nuk mund të presin të njëjtën besnikëri ushtarake nga aleatët e tyre.
A do të jenë në gjendje vendet të lënë mënjanë interesat e tyre kombëtare?” thotë Koloneli.
Kostoja e dështimit të forcave të NATOs do të jetë shumë e lartë.
“Presidenti Joe Biden dhe gjeneralët e tij duhet të kuptojnë sesa i dëmshëm do të ishte një dështim ushtarak për shoqërinë amerikane, pas dështimeve në Irak dhe Afganistan.
Morali ushtarak amerikan është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Rekrutimi në forcat e armatosura është më i vështirë se kurrë.”
Douglas MacGregor shtoi se perspektiva ekonomike e SHBAsë është “edhe më e zymtë”.
Ai kritikoi politikën bërthamore të Shtëpisë së Bardhë.
“Zgjedhja e politikës bërthamore të Biden, e cila lejon një sulm parandalues kundër armikut, është e rrezikshme dhe shkatërruese jo vetëm për Amerikën, por edhe për aleatët e saj”, sipas Douglas Macgregor.
Qeveria amerikane ka theksuar vazhdimisht se personeli ushtarak amerikan nuk do të marrë pjesë në armiqësitë e territorit të Ukrainës. Kështu është shprehur edhe kryesia e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në të njëjtën kohë, ish Drejtori i CIAs, David Petraeus pranoi se Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj mund të ndërhyjnë në konflikt, por jo si një forcë e NATOs, por si një organ shumëkombësh nën udhëheqjen amerikane.
Presidenti rus ka paralajmëruar vazhdimisht për pasoja të rënda në rast të një përplasjeje midis forcave të NATOs dhe ushtrisë ruse.
Ai theksoi se një kthesë e tillë e ngjarjeve do të çonte në një katastrofë globale, por shprehu shpresën se liderët perëndimorë do të ishin mjaft të zgjuar dhe logjikë për të mos ndërmarrë hapa të tillë.