Duan të kinezizojnë Perëndimin mes të ardhurës bazë universale (ABU), që do të lidhet me identitetin tuaj dixhital, të cilin do ta lidhin me kreditet tuaja sociale!
Çfarë lidhje kanë të ardhurat bazë universale me Covid, Luftën dhe elitat?
Në mars 2022, ‘Irish Times’ shkroi një artikull me titull “Një hap i mirëpritur: Skema e parë e të ardhurave bazë të Irlandës po hartohet”, artistët do të marrin 250€ në javë, në një skemë pilot dhe diskutuan se shumë donin që ta shihnin atë të shtrihej për të gjithë.
Pesë muaj më vonë e ardhura u rrit në 325 euro, me ‘The Irish Times’ që e quajti atë një “hap sizmik përpara” ku rreth 2.000 artistëve do t’u garantohet kjo shumë për pagë javore.
Një nga ekonomistët më të njohur të Irlandës që shkruan për ‘The Irish Times’, mendon se është një ide e mirë. Kurse në një artikull të vitit 2017, David McWilliams prezantoi idenë në blogun e tij dhe si krejt rastësisht, McWilliams është anëtar i Forumit Ekonomik Botëror.
Pikërisht përtej Detit Irlandez në Mbretërinë e Bashkuar, një punim u botua në faqen e internetit të Parlamentit Britanik në qershor 2022 me titull “Përfitimet e mundshme të të ardhurave bazë universale”.
Idenë për të ardhurën universale bazë e kanë marrë shumë seriozisht dhe po lëvizin shpejt për implementimin e saj. Megjithatë, lidhjet me Parlamentin britanik dhe ish deputetët e Britanisë së Madhe nuk mbarojnë me kaq. Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair është gjithashtu i përfshirë, siç tregon ky postim në Twitter nga Tascha Labs.
Blair është gjithashtu anëtar i Forumit Ekonomik Botëror dhe është financuar nga Fondacioni “Bill & Melinda Gates” me dhjetëra miliona dollarë për të promovuar identitetin dixhital, prej vitesh.
“Instituti Tony Blair për Ndryshimin Global” do të jetë Instituti i përfshirë në “rekomandimet e politikave publike mbi të ardhurat bazë universale (ABU)”.
Krejt rastësisht shohim sesi funksionojnë të ardhurat bazë universale (ABU) me monedhat dixhitale të Bankës Qendrore (CBDC).
Britanikët mbështesin të ardhurat bazë universale me diferencë prej 20 pikësh, shkruan ‘The New Statesman’, më 5 korrik 2022. Në shkurt 2022, ‘The Guardian’ raportoi: “Të rinjtë që largohen nga kujdesi prindëror do të marrin 1.600£ në muaj për dy vjet nga muaji i parë pas ditëlindjes së tyre të 18të. Kjo është një shumë prej 19.200£ në vit”.
Vendi më i përparuar në rrugën e të Ardhurës Bazë Universale është Kanadaja. Projektligji S-233 thotë: “Ky është një akt për të zhvilluar një kornizë kombëtare për të ardhurat bazë të garantuara dhe të qëndrueshme, që do të thotë se, çdo person duhet të ketë akses në një të ardhur bazë të qëndrueshme”.
Nuk është çudi që Forumi Ekonomik Botëror është një tifoz i madh i të ardhurës bazë universale, por nuk është thjesht tifoz i saj, është hartuesi i këtij plani dhe po e nxit atë që prej vitit 2016.
Për Forumin Botëror Ekonomik e ardhura bazë universale trajtohet si praktikë që sjell lumturi tek njerëzit. Por sipas ‘Business Insider’ dhe këtij eksperimenti të kryer në Finlandë, rezulton e kundërta.
Një nga provat më të mëdha të të ardhurave bazë në botë, një program 2-vjeçar i aplikuar në Finlandë, ishte një dështim i madh. E ardhura bazë universale tingëllon mjaft mirë, duken si e ardhur e qëndrueshme, e pakushtëzuar, si një iniciativë që eliminon varfërinë dhe jep siguri sociale.
Por këto të ardhura kurrësesi nuk mund të jetë të pakushtëzuara dhe as të qëndrueshme. Nga burojnë këto të ardhura që do u jepen njerëzve inaktivë në shoqëri?
Në vitin 2017, Mark Zuckerberg vlerësoi publikisht programet e asistencave sociale, që u jepnin para falas qytetarëve, pavarësisht nga statusi i punësimit. Ai gjithashtu mbajti një fjalim fillimisht në Harvard ku tha: “Ne duhet të eksplorojmë idenë e të ardhurave bazë universale, për t’i dhënë të gjithëve një ‘jastëk’ për të provuar gjëra të reja”.
Megjithatë, Zuckerberg nuk është i vetmi që e mbështet këtë ide. Në vitin 2021 Elon Musk tha se kemi nevojë për të ardhurat bazë universale, pasi sipas tij “në të ardhmen, puna manuale do të jetë një opsion” (Business Insider, 20 gusht 2021).
Sam Altman, i cili themeloi ‘OpenAI’ (Inteligjencën Artificiale) pajtohet me idenë e Elon Musk gjithashtu.
Sipërmarrës të tjerë të profilit të lartë kanë mbështetur idenë për të ardhurat bazë universale, duke përmendur Pierre Omidyar (themelues i eBay), Andrew Ng, Bill Gross dhe Ray Kurzweil.
Të gjithë në një ide, të gjithë në sinkron, sepse të gjithë duan të eliminojnë vendet e punës dhe njerëzit do të mbahen me një të ardhur bazë për të mbijetuar. Kjo është axhenda që po shtyhet nga Forumi Botëror Ekonomik dhe Revolucioni i Katërt Industrial.
Për ne që jemi të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që publikohet kujtojmë se, një muaj pas karantinimit, në prill 2020, Forumi Botëror Ekonomik publikoi një artikull ku citohej mes të tjerash: “Të ardhurat universale bazë janë përgjigja ndaj pabarazive të ekspozuara nga COVID-19”. Kjo ishte vetëm një muaj pasi filluan të ndodhin karantinimet dhe masat e mbylljes ‘stay home’ dhe përsëri kuptojmë se e dinin se çfarë do të ndodhte, pasi nuk u izoluam vetëm për 14 ditë, por për afro 2 vite.
Pas 6 muajsh Forumi publikoi sërish një artikull me titull “Mos kini frikë nga inteligjenca artificiale. Kjo do të çojë në rritjen afatgjatë të vendeve të punës”.
Në të njëjtën kohë publikuan një raport me titull “E ardhmja e vendeve të punës”, ku argumentohej se deri në vitin 2025 do të eliminohen 85 milionë vende pune.
E Ardhura Bazë Universale (ABU) duket se është zgjidhja perfekte nga këndvështrimi i FBE, sepse dëshirojnë, duan dhe synojnë që të kenë njerëz të ulur në shtëpi, duke pirë birrë, duke parë Netflix, thuajse pasivë dhe parazitë, vegjetativë (ashtu si në karantinimet e Covid).
Duke parë prapa gjatë 2.5 viteve të fundit, bizneset e vogla dhe sipërmarrësit kanë qenë në shënjestër gjatë bllokimit të Covid, pasi shumë humbën punën e tyre.
Gjithashtu, me konfliktin Ukrainë/Rusi, tani po shohim që kostot e energjisë po bëhen jashtëzakonisht të larta. Sigurisht që kjo do të kalojë tek konsumatorët, kështu që do të shohim edhe rritjen e çmimit të ushqimeve.
Shumë njerëz luftojnë për të përballuar jetesën dhe madje nuk mund të ushqehen siç duhet. Këtu hyn ABU. Sipas të gjitha gjasave, shumë njerëz do të bërtasin për të dhe do të bëjnë gjithçka që duhet, për ta marrë atë.
Është dialektika hegeliane. Ne krijojmë problemin, pastaj reagimin, për të ardhur tek dhënia e zgjidhjes.
Pas bllokimeve dhe mashtrimit të pandemisë, bizneset janë shkatërruar dhe do të vazhdojnë të shkatërrohen përmes mashtrimit tjetër të klimës dhe tani edhe mes luftës. Ata nuk duan që njerëzit të fitojnë paratë e tyre, apo të punësojnë njerëz të tjerë. Ata duan që të gjithë të mbështeten në të Ardhurat Bazë Universale me urdhër të qeverisë globaliste.
Me rritjen e çmimeve të energjisë dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve, çfarë kohe më të mirë kanë për të sjellë sistemin ABU, plus një “drekë falas”, diçka që as e kishte parë në ëndërr fukarai.
Si do të funksionojë kjo? Në 2 vitet e fundit kemi parë që vaksinimet dhe pasaportat e vaksinimit u përdorën për të hyrë në bare, restorante etj. Pikërisht e njëjta gjë mund të bëhet për ABUn.
Nëse nuk e merrni “dixhitalen” në trup, atëherë nuk do të merrni as ABUn. ABU juaj do të lidhet me IDnë tuaj dixhitale, e cila nga ana tjetër do të lidhet me rezultatin e krediteve tuaja sociale. Rezultati juaj i krediteve sociale do të jetë ai që ju lejon të merrni ABUn, rreth vicioz i mbyllur.
Pra, e thënë thjesht, që të hash falas, duke vegjetuar si parazit, do të marrësh ABU, do të kesh ID dixhitale që të mund të hysh kudo dhe që të gëzosh parazitizmin që të jep ABU, do të duhet të kesh, mbledhësh kredite sociale, domethënë, do të jesh jo vetëm i urtë, i qetë, por tërësisht i bindur, dhe sa më i bindur të jesh aq më shumë të ardhura do të kesh.
Liritë dhe të drejtat tuaja civile do të lidhen me rezultatin tuaj të krediteve sociale. Nëse kritikoni qeverinë, ABU juaj që do të jetë në formën e monedhës dixhitale, nuk do të merret. Llogaria juaj bankare mund të mbyllet me klikimin e një butoni.
E gjithë kjo ndoshta tingëllon e kotë dhe absurde, por nuk është larg dhe kur të shikoni që t’ju mbyllen llogaritë bankare dhe të arrestoheni për sjellje të papranueshme sipas tyre, do ju kujtohet kjo që po lexoni sot.
E ardhmja nuk do të jetë e lehtë dhe normale, nëse njerëzit nuk fillojnë të kuptojnë atë që po ndodh dhe nëse nuk do të reagojnë për të ndalur revanshin kundër tyre, e keqja e madhe po vjen dhe do të instalohet përfundimisht.
Model utopik dhe i parealizueshem,ne terma afatgjate krijon breza apatike dhe te pamotivuar te cilet vetem do konsumojne resurse por nuk do i japin asgje ekonomise.Eshte puna e njeriut ajo qe shndërron energjinë dhe materialet duke i shtuar keshtu edhe vlerën/energjine e vet dhe kurre nuk mund te zevendesohet nga robotika e cila ka gjithmone humbje energjie (jo perpetum mobile).Per ta kuptuar mbase duhet te shkojmë ne limite…imagjinoni 8miliarde qe nuk bejne asnje lloj pune por vetem konsumojne dhe 2 miliarde pajisje qe punojne ne rastin me te mire me koeficient 99% rendiment energjie,humbjet ditore te resurseve te planetit jane katastrofike!…keshtu qe nje pjese e mire e njerezimit do te duhej te shfrytezohej ne pune per te kaluar ne nje bilanc pozitiv..dhe ja ku arritem perseri tek shembulli shqiptar qe deshtoi pas 45 viteve (por qe shume çuditerisht e duan 🙂
Thanks a lot for the article.Much thanks again. Really Cool.