Prej disa kohësh po hulumtojmë se cili mund të jetë sulmi i radhës i “të sëmurëve rëndë” në pushtet që kanë gjymtuar gjithë njerëzimin dhe sipas shenjave po i drejtohen sistemit bankar.
Rreziku i manipulimit të sistemeve të pagesave dhe të rrjeteve energjitike shtohet. Duhet të keni ‘cash’ në dispozicion kur t’ju nevojitet, për atë që po përgatisin të bëjnë.
Lexojmë se bankat holandeze, por shikojmë edhe shenja të tjera (siç edhe ju vëreni), filluan të këshillojnë klientët e tyre, që për vitin e ri të marrin masa për të patur para ‘cash’ në shtëpi, për shkak të tensioneve gjeopolitike. Kjo ngre menjëherë pyetjen: sa real është rreziku që shkëmbimi i pagesave të ndalet për një periudhë kohore dhe se sa para mund të mbani “nën dyshek”?
Banka Qëndrore Holandeze shikon sulmet në hapësirën qeveritare, si një prej rreziqeve më të mëdha në sistemin financiar.
Pse duhet të kemi para ‘cash’ në shtëpi?
Fillimisht le të lexojmë se çfarë thonë bankrierë holandezë, sepse ngjit tërësisht me ato që shikojmë dhe kuptojmë ne, për “fundin” e ngjarjeve që jetojmë dhe që do të jetë i dimensioneve të mëdha!
Këto janë paralajmërimet e bankierëve holandezë:
“Rreziku i dëmtimit të strukturave, siç janë sistemet e pagesave dhe rrjetet energjitike, është shtuar vitet e fundit, kryesisht për arsye të Rusisë. Nëse të tilla sisteme dështojnë, nuk do të jenë të mundura veprimet bankare dhe nuk do të jenë në funksion sistemet e pagesave, domethënë pagesat me kartë krediti dhe transfertat bankare. Paraja ‘cash’ do të jetë më pas e vetmja formë e përdorshme për transaksione, për të shkuar për shembull në super market. Ndërkohë që kriptomonedhat dhe ari nuk pranohen nga sistemet e pagesave dhe shkëmbimeve.”
Sa real është rreziku i përdorimit të parasë ‘cash’?
Banka Qëndrore Holandeze (DNB) ka deklaruar më parë se qytetarët do të duhet të përgatiten për një situatë në të cilën qarkullimi elektronik do të jetë inekziatent për disa ditë. Dhe megjithëse bankat janë “shumë të përgatitura” për sulme financiare, sipas një përfaqësuesi të Unionit të Bankave Holandeze (NVB), ndërkohë që DNB-ja i shikon këto sulme në financa, si një prej rreziqeve më të mëdha në sistemin finaciar holandez. Më herët këtë vit, specialistë të fushës thanë gjithashtu në një emision televiziv (EenVandaag) se një sulm në rrjetin energjitik është “çështje kohe”.
Kuptojmë pra, se po parapërgatisin terrenin, duke dhënë këtë informacion, ata që e kanë kuptuar se ku i çon një situatë e tillë, me dy fjalë, jashtë kontrollit. I njëjti informacion jepet edhe për të matur reagimet e atyre që kanë shuma të konsiderueshme në banka dhe për të parë sesi do të reagojnë ata lidhur me këtë paralajmërim.
Për ne që nuk kemi shumë lekë në banka, ky lajmërim do të thotë dy gjëra:
1. të kemi disa para ‘cash’ për ushqim për disa kohë (kryesisht për banorët e zonave urbane);
2. me kaosin që krijojnë “anormalët” në pushtet të mendohemi të gjejmë edhe zgjidhje të tjera, për problemin që na shkaktojnë ata që kemi zgjedhur.
Mesa më sipër sistemet e varura tek elektronika mbajnë peng popujt, kryesisht në Perëndim.
Duhet vëmendje dhe parapërgatitje për gjithçka, jemi ndoshta shumë pranë një kaosi, brenda të cilit ata që nuk do të jenë të parapërgatitur, nuk do të kenë më kohë të gjejnë zgjidhje.