Legjitimon Karta e Kombeve të Bashkuara Veprimet e Presidentit Putin?

/

Karta e Kombeve të Bashkuara, në nenet 106 dhe 107 të saj legjitimon çdo veprim të Putinit në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë na tregon hipokrizinë e qeverive të Perëndimit, por edhe të SHBAve, NATOs dhe vetë OKBsë.

Putini e di se çfarë po bën dhe jo vetëm ai por kabineti i tij dhe këshilltarët e afërt.

Nenet 106 dhe 107 të Kartës së Kombeve të Bashkuara i japin Rusisë, si pasardhëse ligjore e fituesit të Luftës së Dytë Botërore (dmth. Bashkimit Sovjetik), të drejtën për të marrë të gjitha masat, përfshirë masat ushtarake, kundër Gjermanisë, Hungarisë, Austrisë, Rumanisë, Bullgarisë, Finlandës, Republikës Çeke, Letonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Ukrainës në përpjekjen për të ndaluar ringjalljen e nazizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë Antonio Guterres u befasua kur mësoi nga Putin se ekziston një nen në Kartën e OKBsë që lejon një operacion special ushtarak, si ai rus në Ukrainë.

Rusia ka të drejtë të dënojë nazistët kudo ndodhen (sipas Kartës së OKBsë).

Gjykata e Nurembergut dënoi të gjithë ata që luftuan kundër OKBsë dhe kryen gjenocid dhe gjenocidi më i madh u krye kundër popullit rus.

Letra drejtuar OKBsë, bazuar në nenet 106 dhe 107, u jep fituesve të Luftës së Dytë Botërore, sot Rusisë, SHBAsë, Britanisë së Madhe dhe Kinës, të drejtën për të ndërmarrë çdo veprim kundër vendeve që luftuan kundër tyre, për të shmangur veprimet që synojnë rishikimin e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore.

Në veçanti, lejohet përdorimi i forcës ushtarake kundër këtyre vendeve. Për ta bërë këtë, thjesht duhet të informohen tre vendet e tjera fituese, por pa detyrim aprovimi, apo miratimi prej tyre, thjesht informim.

Rusia, duke qenë pasardhëse ligjore konstitucionale e Bashkimit Sovjetik, gjithashtu mund të përdorë forcën kundër vendeve që dëshirojnë të rikthejnë sistemin e Jaltë-Potsdam në Europë.

Pra, Putini është shumë i vetëdijshëm për të gjitha këto dhe di saktësisht se çfarë po bën, dhe se ajo që po bën është e ligjshme, si dhe aspak kriminale siç duan ta servirin dhe propagandojnë qeveritë e Perëndimit dhe gazetarët e tyre “vegla” të propagandës. Dhe ata që vendosën sanksione ndaj Rusisë e dinë shumë mirë që janë duke kryer akt kriminal dhe antiligjor.

Sot, të gjitha qeveritë që i shpallën luftë Rusisë, ndër to edhe Shqipëria e papërfillshme në arenën ndërkombëtare, por shejtanbudalla, dhe që po dërgojnë armë dhe financa në Ukrainë janë duke kryer krim dhe duke bashkëpunuar me nazizmin.

Që Ukraina është një vatër nazistësh, këtë e kanë deklaruar të gjitha vendet e Perëndimit, disa vite më parë, për vite me radhë dhe të gjitha deklaratat mund të gjenden në rrjetin elektronik në faqe zyrtare. Që i gjithë Perëndimi fliste se Azov ishte një grup paramilitar nazist përkrah grupesh të tjera naziste, në kupolën e qeverisë së Ukrainës, edhe këtë e gjeni lehtësisht në deklaratat e atyre që sot i vënë sanksione Rusisë dhe bëjnë luftë kundër saj, ndër to, e para dhe kryesorja Amerika (ajo që në thelb i gjeti nazistët, bashkëpunoi me ta, i financoi, i nxiti dhe i organizoi këto brigada naziste, për të bërë puçin e shtetit në Ukrainë, kemi shkruar mjaft për këtë dhe me fakte në mast.al).

Mos ndoshta Perëndimi është krimineli që po vret ukrainasit dhe rusët pikë së pari? Dhe kjo është një pyetje e drejtë që e ngrehim, bazuar tek ligje, rregulla dhe dokumenta ndërkombëtarë firmosur dhe dakordësuar nga palë, që sot gjenden përballë.

Ndaj dhe do të ishte mirë që ky artikull të shkonte tek çdo shqipfolës për të parë të vërteta të padeformuara, duke goditur dezinformimin dhe propagandën e rremë që ka lënë popujt në terr dhe për të parë që synimet e atyre që bëjnë këtë luftë janë ogurzeza, të paktën për Europën, por mund të rezultojnë të tilla edhe për Amerikën.

Koha për të hequr ferexhenë me të cilën ju kanë mbuluar logjikën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Humbje e Ukrainasve në Zaporizhia - Përparim Rus në Donbass

Next Story

Bruno Le Maire: "Amerikanët po Deindustrializojnë Europën!"

Latest from Info