Presidenti i Kinës ia këndon “troparin” politik dhe diplomatik kanadezit Trudeau. Video po bëhet viral në Social Media.
Presidenti i Kinës Xi Jinping “debatoi” në kamera me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në kuadër të Samitit G20.
Dialogu “i nxehtë” mes dy liderëve dyshohet se filloi kur presidenti kinez donte të protestonte për faktin se ajo që tha të martën në një takim privat dhe jozyrtar me kryeministrin kanadez, u zbulua në shtyp.
Xi Jinping: “Gjithçka që diskutuam dje u zbulua në gazeta. Kjo është e papërshtatshme dhe nuk është mënyra sesi ne ramë dakord të zhvillojmë bisedën tonë. Dialogu duhet të jetë i sinqertë. Përndryshe, do të jetë e vështirë të thuhet se si mund të përfundojë e gjithë kjo”.
Justin Trudeau: “Në Kanada ne besojmë në dialogun e hapur dhe të ndershëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk do të pajtohemi”.
Xi Jinping: “Le të krijojmë dhe shikojmë kushtet së pari”.
Nuk i thuhen gjysëmburrave fjalë private, u thuhen vetëm epitete publike. Këtë këshillë kemi për kinezin, që herë tjetër të mos gabojë me “çoraperosakun” e veriut të Amerikës së Veriut.