Qeveria proturke e Abdul Hamid Dbeibeh tentoi të mbante peng Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias në Tripoli!
Provokim i paprecedent nga proturqit e Tripolit, qeverisë së i ka mbaruar mandati.
Një incident i rëndë diplomatik u shkaktua gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Libi nga qeveria proturke (e njohur nga OKB-ja dhe fatkeqësisht edhe qeveria greke), e cila tentoi të mbante peng Ministrin e Jashtëm grek pas mbërritjes së tij në Tripoli.
Konkretisht, siç raporton ERT, episodi ndodhi kur avioni qeveritar që transportonte Nikos Dendias në Libi, u ul në Tripoli në mënyrë që atje Ministri i Jashtëm të takohej me Presidentin e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed Menfi.
Por, në aeroportin e Tripolit, Nikos Dendia kuptoi se po pritej nga Ministrja e Jashtme e Qeverisë Dbeibeh, e cila pak kohë më parë kishte nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për hidrokarburet bazuar në memorandumin turko-libian, mes të cilit Turqia kapte një pjesë të ‘shelf-it’ apo Zonës Ekonomike Ekskluzive kontinentale greke. Një marrëveshje pra mes Libisë dhe Turqisë që cënonte territoret ujore të Republikës së Greqisë dhe që Libia ja vë në dispozicion Turqisë.
Pasuan negociatat, gjatë të cilave shkalla e avionit me Nikos Dendias nuk u ul asnjëherë dhe më në fund u vendos që të anulohej vizita në Tripoli dhe të vazhdohej udhëtimi i Ministrit të Jashtëm grek në Bengazi, për t’u takuar me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Aguila Saleh Same, si dhe zyrtarë të tjerë libianë.
Më pas autoritetet libiane refuzuan të miratonin planin e fluturimit të avionit qeveritar grek që transportonte Nikos Dendias në Bengazi dhe u përpoqën të bllokonin udhëtimin dhe nisjen e tij.
Më në fund avioni u ngrit me vonesë, pas një orë e gjysmë dhe përmes FIR të Maltës arriti në hapësirën ajrore mbi Libinë lindore për t’u ulur përfundimisht në Bengazi.
Kjo është një sjellje që duhet trajtuar menjëherë nga Greqia duke tërhequr njohjen e qeverisë së Tripolit nga qeveria greke, plus masash të tjera diplomatike që lyp momenti.
Është “shuplaka” e dytë që merr qeveria greke pas ndalimit edhe të Prefektit të Selanikut Apostolos Tzizikostas, i cili nuk u lejua dy javë më parë të hynte në Zmirnë të Turqisë për të drejtuar një Konferencë Ndërkombëtare.
Të theksojmë dhe nënvizojmë se qeveria e Tripolit nuk është thjesht proturke, është e ngritur me politikanëve libianë etnikë turq. Nëse Nikos Dendias do të kishte zbritur nga avioni, incidenti do të ishte i përmasave të tjera.