Përgjigja “Rrufe” e Moskës për Kyriakos Mitsotakis

/

“Ju jeni pjesë e Europës naziste dhe tradhtoni kujtimin e Revolucionit Grek!”

Marrëdhëniet e Rusisë me kryeministrin grek po shkojnë dhunshëm “në ekstrem”.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përmes një postimi “rrufe” për K. Mitsotakis në Telegram, shpreh zemërimin e Moskës për deklaratat e kryeministrit të Greqisë dhe në thelb e quajti atë se “ai është pjesë e Europës naziste”, madje duke i folur në vetën e parë, duke përfunduar me shprehjen “Mos e tradhto Kyriako, kujtimin e Revolucionit Grek!”.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit duke iu referuar muzikantit Mikis Theodorakis, duke vënë në fillim pjesën e deklaratave të K. Mitsotakis.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis: “Në këtë orë të errët për Europën (pra si një Churchill tjetër?), ne kemi treguar vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në një front të bashkuar, diçka që armiqtë tanë mund të mos e kishin pritur. Nuk do të na trembni, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme””.

Dhe vazhdimi i përgjigjes së Moskës:

“Ai e quajti Rusinë armik të Europës. Së pari, ne nuk kemi terrorizuar Greqinë dhe askënd tjetër, asnjëherë dhe nuk po i terrorizojmë as tani. Ju nuk do të mund të gjeni asnjë shembull të vetëm.

Së dyti, Europa ishte ndryshe. Rajhu i Tretë ishte gjithashtu Europë. Me një Europë të tillë naziste, ne do të jemi gjithmonë armiq.

Së treti, në shkollën time sovjetike/ruse, në mësimin e zakonshëm të muzikës për secilin nga nxënësit tanë, studiova veprat e Mikis Theodorakis. E njihja muzikën dhe fatin e tij dhe ai ishte armik i Europës, i Europës naziste.

Mos e tradhto Kyriakos, kujtimin e Revolucionit Grek!” – përfundon Maria Zakharova.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska: "Ky do të Jetë Kufiri i Ri me Ukrainën!"

Next Story

Nga Bibla, Disa Fjalë për Gruan

Latest from Info