Rënie e pashpjegueshme e të gjitha rrjeteve celulare në të gjithë Gjermaninë mbrëmë.
Çfarë po raportohet?
Fillimisht u tha se ishte prekur edhe rrjeti i Telekomit.
Miliona lidhje celulare nga ofruesit O2 dhe Vodafone “heshtën” orët e fundit të pasdites të së enjtes.
Nga kompania O2, raportohet se edhe rrjeti fiks është prekur nga ndërprerjet, përveç rrjetit celular.
‘Telefónica Deutschland’, e cila zotëron markat ‘O2’, ‘Fonic’, ‘Blau’ dhe ‘Ortel Mobile’, përmendi probleme me një “server zanor” si shkak kryesor të ndërprerjes së rrjetit.
Dikush po përpiqet të drejtojë një pjesë të madhe të thirrjeve telefonike, në servera të tjerë.
Ndërsa ‘O2’ tani e ka pranuar ndërprerjen përmes platformës ‘Twitter’, ‘Vodafone’ shpjegoi se kishte vetëm ndërprerje të vogla në rrjetin e vet ‘LTE’. Megjithatë, ky nuk përbën problem për kompaninë, duke justifikuar se thirrjet mund të përpunoheshin përmes rrjetit 2G/GSM.
Deri më tani, për më tepër, nuk duket të jetë e parashikueshme kohë që mund të marrë rregullimi i plotë i ndërprerjeve, as edhe shkaku real.