Rob Bauer për NATO-n: “Ka Një Problem Serioz me Infrastrukturën!”

/

Bauer deklaron për NATO-n se: “Ka një problem serioz me infrastrukturën, pasi nuk mund t’i lëvizë forcat e saj shpejt.

Ne nuk jemi gati në rast të një konflikti me Rusinë. Në shumë vende, jo vetëm në anën lindore të Aleancës, ka mangësi në infrastrukturë.”

Sa më sipër u pranua nga kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.

Ai tha se, “NATO nuk është gati t’i përgjigjet “kërcënimit” nga Rusia për shkak të problemeve të infrastrukturës”.

Ish komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane në Europë, gjenerali në pension Ben Hodges, theksoi se, “transferimi i pajisjeve të rënda nga jashtë nuk do të mund të kryhet shpejt, për shkak të kapacitetit të ulët të hekurudhave europiane dhe ndryshimit në linjat matëse.

Për më tepër, ata do të jenë një objektiv i lehtë për zjarrin armiqësor rus në rast të një lufte NATO – Rusi.

Ne nuk kemi kapacitet apo infrastrukturën e mjaftueshme të transportit, për të lëvizur shpejt forcat e NATO-s nëpër Europë”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Bomba" e Ish Kryeministrit Britanik Boris Johnson për Gjermaninë!

Next Story

Është Marrëveshje Kosovë - Serbi Një Dorëzim i Kosovës për të Shmangur Një Luftë në Ballkan?

Latest from Info