Hipokrati është njohur botërisht si babai i Mjekësisë dhe sigurisht që ka spikatur ndër personalitetet mjekësore të të gjitha kohërave.
Përveç kësaj, ai ishte njeriu që arriti të fuste në Mjekësi të menduarit racional, të lirë nga paragjykimet dhe bestytnitë.
Disa nga fjalët e tij madhështore kanë hyrë në histori:
- “Sëmundja më e rëndë është ajo në të cilën fytyra e pacientit nuk i ngjan aspak fytyrës së tij normale.”
- “Çdo gjë e tepërt është në kundërshtim me natyrën.”
- “Nuk ka shumë dallim mes filozofisë dhe mjekësisë.”
- “Vera, nëse përdoret siç duhet dhe me masë, në varësi të personit, është e shkëlqyer si për shëndetin, ashtu edhe për sëmundjet.”
- “Parandalimi është më mirë se terapia.”
- “Mëso historinë, fëmija im, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që do ta bësh veten dhe jetën tënde të lavdishme dhe të dobishme në shoqërinë njerëzore, por edhe mendjen tënde më të mprehtë dhe më të kthjellët.”