Goditje “Bërthamore” për Ekonominë e SHBA-ve: Rusia dhe Kina Braktisin Dollarin në Shkëmbimet e tyre Tregtare

/

20% e ekonomisë globale, që përbëhet nga ajo ruse dhe kineze, njoftuan se e braktisën dollarin si valutë në shkëmbimet e tyre tregtare, gjithashtu edhe furnizimi me gaz natyror do të bëhet me Rubla dhe Yuan.

Kjo lëvizje është goditje “bërthamore” për sistemin monetar amerikan, pasi qarkullimi i miliarda dollarëve në bazë vjetore nuk do të bëhet më në dollarë, mes këtyre dy vendeve, por në monedhat e tyre, në raporte 50% me 50-%.

Që sot, kompania “Gazprom” njoftoi se nënshkroi marrëveshje me kompaninë kineze “China National Petroleum Corporation” (CNPC) që pagesat për sasinë e gazit me Kinën të bëhen në Rubla dhe në Yuan.

Marrëveshja përfshihet në kuadrin e përpjekjeve të Kremlinit për t’u çliruar nga monedha që e konsideron “jo miqësore”.

Vladimir Putin, para disa muaj, ftoi klientët kryesorë të “Gazprom” të Europës dhe u dha ultimatum që pagesat do i bënin në Rubla dhe kështu ndodhi. Kjo lëvizje erdhi si rezultat i “ngrirjes” së kapitaleve në vlerën 300 miliardë dollarë, nga rezervat e Bankës Qëndrore të Rusisë, lidhur me SHBA-në dhe aleatët e saj.

Rusia i kthehet Rublës edhe në shkëmbimet tregtare dhe në furnizimin me gaz, edhe me Turqinë, që deri për momentin po mban lidhje të ngushta me Kremlinin dhe nuk i ka vendosur sanksione.

Shtohet sasia e furnizimit me gaz natyror nga Rusia në Kinë

Marrëveshja me “Gazprom” për furnizim me gaz natyror të Kinës, mes rrjetit “Power of Siberia”, përllogaritet në një vlerë prej 400 miliardë dollarë, gjatë 30 viteve të afatit të marrëveshjes së nënshkruar.

1 Comment

  1. Kriza ka filluar dhe sigurisht qe Rusia nuk ka rruge tjeter vec te mbeshtete monedhen e saj. Pastaj mos harrojme qe saksionet ekomomike e detyrojne ta beje kete jo vetem me Kinen por edhe me vendet e tjera. Pyetja eshte : Ku po e con ekonomine boterore kjo lufte mes superfuqive te botes? Kush do te mbijetoje se fundi, dhe a do te kemi perseri nje bote te ndare ne dysh?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani / ArcelorMittal: Mbyllet Metalurgjia më e Madhe në Europë, pas "Vulosjes" së Nord Stream 1!

Next Story

"Bombë" Globaliste: Ndalohen Reklamat e Mishit në Europë

Latest from Info