Sa Kanë Marrë nga Pfizer në BE për të Promovuar Vaksinat Covid-19? – Padi nga ‘New York Times’ & ‘Bild Kundër’ Ursula von der Leyen

/

Sa kushtoi gjaku i të pafajshmëve?

New York Times po padit Komisionin për shkëmbimin e mesazheve midis Presidentes së tij Ursula von der Leyen dhe shefit ekzekutiv të Pfizer, Albert Burla, në lidhje me marrëveshjet e Komisionit për blerjen e vaksinave kundër COVID-19, me vlerë miliarda euro!

Gazeta do të përballet me avokatët e BE-së në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se Komisioni ka një detyrim ligjor të publikojë mesazhet, të cilat janë dërguar / shkëmbyer mes palëve.

Çështja është depozituar më 25 janar dhe është publikuar të hënën në regjistrin publik të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, por ende nuk ka informacion të detajuar. Dy persona të njohur me këtë çështje konfirmuan detaje të rastit për POLITICO.

Padia vjen pas një hetimi të janarit 2022 nga Ombudsmeni Europian Emily O’Reilly që zbuloi se Komisioni nuk i kërkoi në mënyrë specifike zyrës personale të Presidentes të dorëzonte mesazhet me tekst.

Komisionerja e BE-së për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová, pohoi se SMS-të mund të jenë fshirë.

Gazeta gjermane “Bild” ishte ngritur më parë për një sërë padish kundër Komisionit, duke kërkuar zbulimin e dokumenteve në lidhje me negociatat për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Pfizer / BioNTech dhe AstraZeneca.

Eurodeputetja dhe kryetarja e komitetit të koronavirusit, Kathleen Van Brembt, ka zbuluar se mesazhet e diskutueshme në lidhje me marrëveshjen për furnizimin me 1.8 miliardë doza vaksinash nga BE-ja, të shkëmbyera mes burrit të fuqishëm të farmaceutikës Pfizer, Albert Burla dhe Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen…, përmes WhatsApp!

Eurodeputetja, deputete e socialistëve dhe demokratëve, tregon se ka një problem me kontratën e tretë të nënshkruar mes BE-së dhe farmaceutikëve, ndërsa e cilësoi Presidenten e Komisionit si “politikisht përgjegjëse” për kontratat e vaksinave.

Ajo gjithashtu tha qartë se Parlamenti Europian dhe veçanërisht Komiteti që ajo drejton është përgjegjës për të gjitha çështjet e pandemisë, ndaj synojnë të ftojnë von der Leyen në një seancë dëgjimore përpara Komisionit.

Situata dhe pyetjet janë sigurisht shumë më të thjeshta: Sa iu desh burokracisë së korruptuar të Brukselit për të bërë atë që bëri në dëm të qytetarëve europianë me bllokimet dhe vaksinat e patestuara që kanë vrarë qindra mijëra qytetarë deri më sot?

Sot, drejtësisë europiane i kërkohet t’i përgjigjet pyetjes më sipër…

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Brazil-Lula: “Vaksinimi i Detyrueshëm Kundër Covid-19, Përndryshe Prindërit Humbasin Asistencën Ekonomike!”

Next Story

Kapitullim me Ndarje të Ukrainës Përgatisin Britania, SHBA, Gjermania: "Armatimet Mbaruan & Është Vonë për Leopard...!"

Latest from Info