A është Presidenti J.F. Kennedy rimishërim i Presidenti Abraham Lincol?

Rimishërim!

Nuk ka vetëm raste të evidentuara, të studjuara, apo të pranuara rimishërimi. Por, ka edhe “rastësi” thuajse të frikshme mes jetës dhe vdekjes së dy Presidentëve amerikanë Abraham Lincoln dhe John F. Kennedy, të cilët, e pranojmë apo jo, e përjashtojnë logjikën me të cilën normalisht arsyetojmë fakte dhe ngjarje. Është e pabesueshme ta themi, por sakaq, në të dyja rastet, akoma edhe njerëzit që gjendeshin pranë dhe përqark tyre, duket sikur i janë bindur një prototipi faktesh të pazakonta, anormale në ngjashmëri, mes një diference kohore ekzakte prej 100 vitesh mes të dyve. Fakte që na sjellin drejt një emëruesi të përbashkët që duhet zbërthyer.

Në vazhdim po ju rendisim një seri ngjarjesh kryesore që përkojnë thuajse ekzaktësisht dhe që iu kanë ndodhur të dyve. Gjithashtu, me siguri ju themi që nuk janë ngjarje të rastësishme, por janë fakte dhe ngjarje që kalojnë përtej perceptimit tonë tradicional të rrethanave dhe rrethanorëve, atij perceptimit të mundshëm, për dhe mes të cilit kemi hedhur hapin e parë drejt edukimit, brumosjes, arsyes, argumentit, dijes etj.

Rastësi, përkime, koinçidenca të njëpasnjëshme dhe të gjithfarëllojshme.

Koinçidencë 1:

Presidenti Abraham Lincoln u zgjodh në Kongres për herë të parë në vitin 1846, ndërsa Presidenti John F. Kennedy u zgjodh në Kongres për herë të parë në vitin 1946, plot 100 vjet më pas.


Koinçidencë 2:

Të dy kanë humbur kandidaturën për zv.President në partitë e tyre, Lincoln në vitin 1856, ndërsa Kennedy në vitin 1956, por në vazhdim Lincoln fitoi zv.presidentin Breckinridge dhe arriti të bëhej President i SHBA, të njëjtën gjë ka bërë edhe Kennedy, i cili fitoi zv.presidentin Nixon, për t’u bërë President, si Lincoln-i.


Koinçidencë 3:

Lincoln zgjidhet në vitin 1860, në muajin nëntor, President, në të njëjtin muaj, në nëntor, ekzakt pas 100 vitesh, në vitin 1960 Kennedy zgjidhet President.


Koinçidencë 4:

Sa Lincoln-i, po aq edhe Kennedy, të dy kanë 7 gërma në mbiemrin e tyre.


Koinçidencë 5:

Të dy Presidentët ishin fëmijët e dytë të familjeve të tyre.


Koinçidencë 6:

Megjithëse Lincoln dhe Kennedy fillimisht ishin kundër luftës, e shfuqëzuan si mendim dhe ide menjëherë pasi morën postin e presidentit. Lincoln iu drejtua Luftës Civile Amerikane, ndërsa Kennedy shkoi drejt Luftës së Vietnamit.


Koinçidencë 7:

Në të njëjtën formë, të dy Presidentët luftuan për të hequr skllavërinë dhe u pozicionuan plublikisht për këtë. Lincoln në vitin 1863 dhe Kennedy në vitin 1963. Para pak se të vritej, Kennedy i paraqiti Kongresit shënime të tij lidhur me të Drejtat e Njeriut.


Koinçidencë 8:

E çuditshme është që ishin dy dhe të vetmit që vendosën të çlirojnë njerëzit me ngjyrë, ose e thënë ndryshe racën e zezë, për t’i integruar ata si shtetas, për t’i bërë pjesë integrale të SHBA-ve.


Koinçidencë 9:

Si Lincoln-i, ashtu edhe Kennedy ishin mbrojtës së të drejtave të grave/femrave. Më 13 qershor 1836 Lincoln ishte i zgjedhuri i parë punonjës civil që u vendos pro shtrirjes së të drejtës së votës edhe për gratë. Edhe Kennedy më 13 qershor 1963 nënshkroi ligjin “për shpërblimin e artë” të grave.


Koinçidencë 10:

Jo rastësisht, të dy u bënë të njohur për oratotinë, inteligjencën, inovacionin dhe retorikën politike. Dhe që të dy, i referoheshin shpesh në fjalën e tyre, mes frazash, Shekspirit dhe Biblës së Shenjtë.


Koinçidencë 11:

Gjithashtu një përkim i përkryer është fakti se, si Lincoln-i, ashtu edhe Kennedy kishin një mik shpirtëror dhe këshilltar, dy persona në kohë të ndryshme, që kishin të njëjtin emër, quheshin William Graham dhe ishin të dy të Krishterë të Kishës Baptiste.


Koinçidencë 12:

Para se të bëheshin Presidentë, të dy kishin marrë pjesë në Luftë. Lincoln shërbeu si kapiten ushtrie në Luftën e “Blood Hucks”, ndërsa Kennedy shërbeu në marinën ushtarale si zv.kapiten gjatë periudhës së Luftës së II Botërore.

Koinçidencë 13:

Gjatë periudhës së këtyre dy luftrave, Lincoln ka shpëtuar një indian nga vdekja, duke mos i lënë njerëzit e tij që ta vrisnin, ndërsa Kennedy gjatë Luftës së II Botërore, u dëmtua në shtyllën kurrizore, pasi ndihmoi dhe shpëtoi ekuipazhin e anijes së tij, duke mbajtur për shumë orë në shpinë një anëtar të plagosur të ekuipazhit.

Koinçidencë 14:

Lincoln-it gjatë presidencës së tij iu dha Çmimi i Lartë “Nder i Kombit” për kontrinutet e tij në luftë, po ashtu edhe Kennedy është nderuar me të njëjtin çmim, përkrah dekoratash të tjera për pjesëmarrje në Luftën e II Botërore.

Koinçidencë 15:

Lincoln u martua në moshën 33 vjeç, kurse Kennedy në moshën 36-vjeçare, por të dy u martuan me gra brune, të moshës 24 vjeç. Të dyja bashkëshortet vinin nga familje me origjinë fisnike (Mary Todd Lincoln 1818-1882 / Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis 1929-1994).

Koinçidencë 16:

Që të dyja bashkëshortet ndërruan jetë në moshën 64-vjeçare. Një element për t’u përmendur është se të dyja bashkëshortet kishin një gusto të veçantë estetike, visheshin shumë bukur, gjë për të cilën ishin kritikuar nga bashkëshortët presidentë, pasi ju shkaktonin shpenzime të konsiderueshme.

Koinçidencë 17:

Që të dy Presidentët kishin 4 fëmijë, dhe nga 4 fëmijët e secilit, 1 prej fëmijëve ka ndërruar jetë gjatë presidencës së tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Koinçidencë 18:

Nga 4 fëmijët e dy Presidentëve, vetëm një fëmijë e tyre jetoi mbi 40 vjeç (Robert Todd Lincoln & Caroline Bouvier Kennedy).

Koinçidencë 19:

Dy fëmijët e Presidentëve që jetuan mbi 40 vjeç, djali i Lincoln dhe vajza e Kennedy, kishin të dy nga 1 djalë dhe 2 vajza.

Koinçidencë 20:

Një tjetër rastësi është se Lincoln kishte dy djem me emrat Robert dhe Erward, ndërsa Kennedy kishte dy vëllezër me emrat Robert dhe Edward.

Koinçidencë 21:

Djali i Lincoln, Robert Lincoln ishte Ambasador i SHBA në Angli, në oborrin e St.James dhe një kushëri i tij, Levi Lincoln, ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe ish student i Universitetit Harvard. Ndërsa ajo që bën përshtypje është se i ati i Kennedy ishte Ambasador i SHBA në Angli, në oborrin e St.James, ndërsa vëllai i tij Robert ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe ish student i Universitetit Harvard.

Koinçidencë 22:

I vetmi fëmijë i Presidentit Lincoln që pati fëmijë, ishte djali i tij Robert Lincoln, që kishte 2 vajza dhe 1 djalë, të cilin e quajti Abraham si gjyshi, por që e thërrisnin “Xhak”. Për koinçidencë e vetmja fëmijë e Kennedy që pati fëmijë, ishte vajza e tij Caroline Kennedy, që kishte dy vajza dhe 1 djalë, të cilit edhe ajo i dha emrin e gjyshit, por që edhe këtë nip e thërrisnin “Xhak”.

Koinçidencë 23:

Lincoln përdorte në Shtëpinë e Bardhë një karrige të lëkundshme lishars në bazament, të cilën e merrte ngado ku shkonte në Amerikë. Në të njëjtën karrige qëndronte edhe në Teatrin “Ford” në momentin që e vranë. Edhe Kennedy kishte një karrige të tillë në Shtëpinë e Bardhë dhe e përdorte sepse kishte dhimbje në shpinë, pasojë nga lufta, edhe ai e merrte këtë karrige me vete ngado ku shkonte në Amerikë dhe jashtë saj.

Koinçidencë 24:

Një fakt tjetër i çuditshëm është se të dy pësuan dhe vuajtën nga sëmundje gjenetike. Lincoln vuante nga Sindromi “Marfan” dhe Kennedy vuante nga Sindromi “Addison”.

Koinçidencë 25:

Një tjetër rastësi është se të dy u vranë në një ditë, ditë të premte, të 1863-it njëri dhe të 1963-it tjetri, ndërkohë që shoqëroheshin nga bashkëshortet.

Koinçidencë 26:

Që të dy Presidentët u qëlluan në kokë.

Koinçidencë 27:

Disa ditë para vrasjes, Lincoln i kishte treguar bashkëshortes dhe disa bashkëpunëtorëve një ëndërr që kishte parë, se dikush e vriste me armë dhe e qëllonte drejt kokës. Kennedy nga ana tjetër i tha bashkëshortes së tij dhe disa bashkëpunëtorëve, disa orë para atentatit se, do të ishte shumë e thjeshtë për një vrasës që ta qëllonte, teksa do të ishte në mes të turmës.

Koinçidencë 28:

Të dy vdiqën në vende që mbajnë inicialet “PH” (Peterson House / Parkland Hospital).

Koinçidencë 29:

Vrasësi i Lincoln quhej John Wilkers Boots, ndërsa vrasësi i Kennedy ishte Lee Harvey Oswald, të dy vrasësit kanë 15 gërma në emër-mbiemrin e tyre (numerologji).

Koinçidencë 30:

Vrasësi i Lincoln lindi në vitin 1839, ndërkohë që vrasësi i Kennedy lindi vitin 1939, plot 100 vjet më pas dhe të dy janë qëlluar dhe vrarë me plumb, para se të fillonte proçesi i gjyqit. Vrasje të organizuara.

Koinçidencë 31:

Vrasësi i Lincol kreu vrasjen në një Teatër dhe rendi të fshihej pas krimit në një depo, ndërsa vrasësi i Kennedy kreu vrasjen nga një depo dhe rendi të fshihej në një teatër.

Koinçidencë 32:

Lincoln u vra në Teatrin me emrërtimin “Ford”, ndërsa Kennedy u vra në një makinë të markës “Ford” dhe të modelit “Lincoln”.

Koinçidencë 33:

Lincoln kishte një këshilltar me mbiemrin Kennedy që e këshilloi të mos shkonte atë ditë në Teatër, ndërsa Kennedy kishte një sekretare me mbiemrin Lincoln që e këshilloi të mos udhëtonte në atë vizitë, nga e cila më nuk u kthye.

Koinçidencë 34:

Shumë e çuditshme është që të dy Presidentët u zëvendësuan nga dy persona me të njëjtin mbiemër, Johnson, me 100 vjet diference moshe mes tyre gjithashtu (Andrew Johnson 1808 / Lindon Johnson 1908). Që të dy kanë 13 gërma në emër-mbiemrin e tyre dhe të dy janë Demokratë të Jugut, të Texas-it.

Koinçidencë 35:

Të dy Presidentët guxuan që mes Ministrisë së Financave të SHBA-ve të emetojnë monedhën “dollar amerikan”, duke nxjerrë nga përdorimi monedhën e Bankës Federale dhe duke e hedhur në qarkullim këtë monedhë të re pa i depozituar interesa asnjë bankieri.

Koinçidencë 36:

Të dyja vrasjet e bëra janë komplot i mirëorganizuar dhe kriminal dhe të dyja janë vrasje që u kryen me porosi grupesh që u prekeshin interesat, ose që më së paku nuk u përputheshin interesat me strategjitë e dy Presidentëve.

A mund të flasim për rimishërim të Abraham Lincoln-it në John Kennedy?! Ngjashmëritë mes Lincoln dhe Kennedy, që na çudisin të gjithëve, për disa përkthehen edhe në rimishërim.

Bëhet fjalë për simbolizma ezoterikë masonikë lidhur me vdekjen e J.F. Kennedy? Dy Presidentë që vdesin sepse sfiduan Rothchilds? Ndoshta! (J.F. Kennedy vdiq, pasi mbylli Bankën Federale të Rothchild.)

Vrasja e tyre një urdhër mistik? Ndoshta!

Një gjë duhet të kemi parasysh, asgjë nuk është rastësore! Çfarë është vallë koinçidenca, përkimi, rastësia, që e përsëritur, vetëm e tillë nuk mbetet?!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Marine Le Pen sërish kryetare e Frontit Nacional

Next Story

Mjaft Hoteleve në qytetin e Korçës!

Latest from Info