“REVOLUCIONI” BOLSHEVIK RUS, KRIM I ORGANIZUAR NGA MASONËT-ILUMINATI & KOMUNISTËT Cikël historik _ Pjesa 3

Ju ftoj ta lexoni për të kuptuar cilat janë rrënjët e komunizmit, socializmit, internacionales, sovjetes, bolshevikes dhe gjithçkaje tjetër shkatërruese internacionalisto-proletare, si dhe mendoni që në krye janë të njëjtët drejtues, sot të ashtuquajtur “globalistë”. Përpiquni të gjeni gjithashtu veprime, akte, ngjarje, qëndrime similare, mes këtyre që do të lexoni si ngjarje të faktuara historike dhe atyre që kanë ndodhur dhe po ndodhin sot (në botë dhe në vendin tonë).
(…vijon nga Cikli 1 & 2)Gjeneral Majori Gjerman Max Hoffman më vonë do të shkruante: “As nuk e dinim dhe as nuk e kishim parashikuar rrezikun që i vinte njerëzimit teksa i dërgonim këta Bolshevikë në Rusi.”Treni në të cilin udhëtonte Lenini dhe 32 shoqëruesit që udhëtonin me të nuk ishte i mbyllir, siç na thonë disa “mite”. Autoritetet gjemane i kishin thënë “revolucionarëve” që të mos largoheshin nga treni, si dhe shoqëroheshin nga dy oficerë gjermanë. Lenini mbërriti në Stokholm, në Stacionin Qëndror diçka para orës 10 në mëngjes, më 13 prill 1917. Kryebashkiaku socialist i Stokholmit Carl Lindhagen takoi Leninin dhe shoqëruesit e tij në Stacionin Qëndror të qytetit. Atje ndodhej edhe një socialist politikan me emrin Erik Palmstierna, i cili dyshohet të ketë parashikuar sesa i rrezikshëm do të mund të bëhej Lenini, ndaj iu sugjeroi suedezëve organizimin e një provokacioni policor dhe eliminimin e Leninit brenda stacionit, duke bërë gjithashtu bujë të madhe.Por të gjithë qeshën me atë që u sugjeroi politikani dhe e shpërfillën totalisht. (Sa të drejtë paska patur!)Lenini qëndroi në Stokholm për afro 8 orë. Ai e shpenzoi shumicën e kohës në Hotel Regina në Drottninggatan. U nis për në Haparanda në orën 6:37 të pasdites së vonët të së njëjtës dite. Përpara largimit, socialistët suedezë patën kohë për t’i blerë një kostum dhe një kapele me famë botërore Leninit, në zinxhirin e dyqaneve PUB.Në të njëjtën kohë Lenini takoi Hans Steinwachs, i cili ishte shefi i Spiunazhit Gjerman në vendet skandinave.Lideri i Unionit Fabian Mansson organizoi një takim mes anëtarësh të parlamentit. Në takim ishte edhe Ministri i Jashtëm Suedez, i krahut të djathtë politik, Arvid Lindman, që i dha Leninit 100 korona (një shumë e konsiderueshme për kohën). Një Mason i Lirë ndihmonte tjetrin. Komiteti Suedez i Asistencës për Refugjatët i dha Leninit gjuthashtu një shumë prej 3000 koronash.Ai mbërriti në stacionin Petrograd në orën 11:10 të datës 16 prill. Masoni i Lirë Nikolai Chkheidze, që ishte drejtuesi i Sovjetit Petrograd, e priti me lule dhe me një fjalim mirëseardhjeje.Steinwachs dërgon këtë telegram në Berlin më 17 prill: “Udhëtimi i Leninit për në Rusi shkoi mirë. Ai do të veprojë ekzaktësisht në linjën që ne dëshirojmë”.Në total, 25.000 “revolucionarë” internacionalë mbërritën në Rusi. Udhëheqësi i Iluminatit Giuseppe Mazzini proklamoi: “Europa e vjetër po vdes. Dënim me vdekje Perandorive, Monarkive dhe Aristokracisë, më në fund, për sa më sipër do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme”.Në vitin 1914, Lenini ishte bërë anëtar i llozhave më armiqësore Grand Orient – The Nine Sisters. Masonët e Lirë mbështeteshin tek injoranca e punëtorëve që nuk shikonin dot Hijet e Hermesit brenda lëvizjes, që ata vetë kishin krijuar, për t’i skllavëruar më pas viktimat e tyre. Në fillim, Masonët e Lirë Suedezë ishin kaq të sigurtë në vetvete, sa nuk u përpoqën as të fshehin simbolet që lidhnin Social-Demokracinë me Masonërinë e Lirë, por i vendosën ato në flamujt dhe stemat e Unioneve të Punëtorëve, që prej vitit 1883.
Në Korrik 1917, informacione rreth kontakteve të Leninit dhe të Trockit me Inteligjencën Gjermane, rrodhën nëpër gazeta. Qeveria ndaloi publikimin e këtyre dokumentave sensitivë. Një gazetë e vogël, “The Living Word”, injoroi ndalimin e shpallur dhe i publikoi artikujt e Grigori Alexinsky dhe Vasili Pankratov rreth financimeve gjermane të partisë së Leninit, më 18 korrik.Paratë gjermane ishin transferuar nga banka gjermane “German Imperial Bank” në Berlin, nëpërmjet bankës “Nya Bank” (Olof Aschberg) në Stokholm, drejt Bankës Siberia në Petrograd.Ditën tjetër, të tjera gazeta gjithashtu filluan të publikonin telegrame që raportonin transferta parash gjermane për Bolshevikët në Petrograd, nën shumëllojshmëri pretekstesh naive, të pafajshme në dukje.Agjenti i Qeverisë Provizore në Stokholm ndihmoi Bolshevikët duke kaluar kondrabandë shuma parash nga Gjermania në Petrograd në çanta poste. Kjo bëhet evidente nga korrespondenca e Leninit me Ganetsky-Furstenberg. Të gjitha këto ishin mjaft shqetësuese për Qeverinë Provizore.
Lenini filloi botimin e një numri të madh gazetash dhe periodikësh, 41 në total.Duke përdorur fondet që kishin në dispozicion, Bolshevikët paguanin njerëzit 10-70 rubla për pjesëmarrje në grevë ose në demonstratë dhe 120-149 rubla për të kryer akte dhune….Më 20 korrik Qeveria Provizore urdhëroi arrestimin e Leninit, të Grigori Zinoviev dhe të Leon Kamenev (Rosenfeld). Më 22 korrik, në orën 11:00 të mbrëmjes Lenini u largua nga Petrogradi së bashku me Zinoviev-in. Gjëja më e jashtëzakonshme dhe më e çuditshme ishte se askush, përveçse daljes së urdhërit të arrestimin, nuk kërkoi që ta kapte Leninin. Askush nuk donte ta arrestonte atë, përveç faktit se propaganda e Sovjetit u qah më vonë për të kundërtën. Ministri i Drejtësisë Aleksander Kerensky, u bë Kryeministër. Si prokuror ndërkohë, Andrei Vysginsky ishte përgjegjësi për t’i sjellë Bolshevikët përpara drejtësisë. Por nuk e bëri.Një delegacion i dyshuar i “Kryqit të Kuq” ushëtoi për në Rusi në gusht 1917, me qëllim për të diskutuar me udhëheqësit bolshevikë detajet e fundit të të kuqve për marrjen e pushtetit. Anëtarë të këtij delegacioni ishin shtatë mjekë, të tjerët ishin bankierë nga New York, mes tyre John P. Morgan dhe Jacob Schiff.Më 1 shtator, Pavl Kornilov, Komandant në Ushtrinë Ruse, urdhëroi Kozakët të sulmojnë Petrogradin. Më 7 shtator Kornilovi i tha shefit të tij të personelit: “Është koha të varrim spiunët dhe mbështetësit gjermanë, duke filluar nga Lenini. Dhe ne duhet të shkatërrojmë sovietet që të mos mblidhet dot më kurrë”. Kerensky ishte futur në panik. Gjatë ngjitjes së Kornilovit në krye të Qeverisë Provizore, bolshevikët kooperuan kundër tij. Përndryshe loja do të ishte për të dy. Lenini e kishte “harruar” parrullën: “Asnjë mbështetje Qeverisë Provizore”.
Sipas Arkivës së Departamentit të Shtetit, David Francis, Ambasadori amerikan në Petrograd ishte mbajtur mirë i informuar mbi planet e bolshevikëve. Shtëpia e Bardhë dinte të paktën 6 javë përpara kur  do ta merrnin pushtetin bolshevikët. Ngjarja ishte vendosur të ndodhte më 8 nëntor, siç dhe ndodhi dhe koinçidonte me ditëlindjen e Trockit.Presidenti amerikan Woodrow Wilson dinte paraprakisht se marrja e pushtetit nga bolshevikët do të zgjatte Luftën Botërore. Por ai nuk bëri asgjë për ta ndalur. Përkunrazi bëri gjithçka nga posti i tij për t’i mbështetur. SHBA ishte i vetmi shtet që nxorri fitime të mëdha nga lufta. Të gjitha vendet e tjera, fuqitë në Luftë humbën shuma gjigante dhe u zhytën në borxhe që i morën nga SHBA-ja, në vlerën 14 miliardë dollarë. Është kalkuluar gjithashtu se elitat financiare ndërkombëtare nxorrën nga Lufta 208 miliardë dollarë.Qeveria Britanike i njihte dhe i dinte edhe ajo planet e Bolshevikëve, që kur ajo u rekomandoi subjekteve të saj, që të tërhiqeshin, apo të largoheshin nga Rusia, një njoftim i dhënë 6 javë përpara përmbysjes.
Autoritete e dinin shumë mirë që Lenini ndodhej në Petrograd. Motra e Leninit, Maria e ka konfirmuar këtë tek një zyrtar i lartë i kohëve më pas. Qeveria Provizore nuk u përpoq me asnjë formë të arrestonte Leninin.Planet e Bolshevikëve për të marrë pushtetin nuk ishin më sekret. Publiku i gjerë nuk ishte kaq idiot të mos e kuptonte, aq më pak vetë Qeveria Provizore. Zinoviev dhe Kamenev i shkruan shumë hapur planet e Bolshevikëve tek gazeta e tyre “Novaya Zhizn”, më 31 tetor. Lenini kishte folur gjithashtu publikisht për këto plane në një seri okazionesh të dhëna mes takimesh publike. Tashmë edhe autoritetet i dinin planet në detaj. Atëherë, pse u mbytën në konspiracion dhe nuk bënë asgjë për t’i ndalur? Kerensky refuzoi të urdhëronte trupat speciale të Petrogradit, kur i ishte sugjeruar përballja.
Trocki në këtë kohë kishte themeluar Komitetin e Ushtrisë Revolucionare, më 25 tetor. Fuqia i ishte transferuar këtij Komiteti, fshehtas, më 3 nëntor.Lenini që kishte lindur më 23 prill dhe jo më 22, nuk e organizoi  përmbysjen. Ishte Trocki ai që organizoi gjithçka dhe ishte Trocki që as nuk donte ta lejonte Leninin në Smolny, në selitë e konspiratorëve.Kur përfundimisht pushteti kaloi në duart e Bolshevikëve, Lenini i tha Trockit në gjermanisht: “Jam i lodhur!”
Rreth orës gjashtë, kreu i Akademisë së Artilerisë, Mikhailovsk, urdhëroi studentët të largohen nga Pallati Dimëror. Ikën edhe Kozakët. Pallati Dimëror ishte rrethuar tashmë nga Bolshevikët. Qeverisë Provizore nuk i kishte mbetur në fakt asnjë autoritet.Shfaqet e Teatrit atë natë vazhduan dhe restorantet mbetën hapur. Asnjë nuk vërejti se diçka e pazakontë kishte ndodhur. Trocki konfirmoi në orën 2:35 pas mesdite, më 7 nëntor, se Qeveria Provizore nuk ekzistonte më. Në orën 10 në darkë, Kongresi Sovjet proklamoi: “Pushteti i Qeverisë i kalon Komitetit të Ushtrisë Revolucionare”!Garda e Kuqe qëndroi për njëfarë kohe jashtë Pallatit përveç gardës së dyerve anësore që ishte larguar. Nuk u derdh gjak. Garda e Kuqe po priste momentin për të marshuar sërish brenda. Garda priti deri në orën 01:30 pas mesnate, kur bolshevikët mbërritën të shkujdesur dhe kaluan portën që nuk kishte më roje, më pas ata hynë në hollet dhe korridoret e Pallatit dhe përshëndetën “mbrojtësit” e Pallatit, që nuk ushtruan asnjë rezistencë, por i pritën miqësisht.Anëtari i Komitetit të Ushtrisë Revolucionare dhe miku i Trockit, Vladimir Antonov-Ovseyenko dhe Garda e itj e Kuqe arritën në Hollin Malachite, vetëm para pak orës dy pas mesnate dhe po prisnin prapa derës, ku ishte mbledhur këshilli i Qeverisë Provizore. Qeveria (pa Kerensky) ishte, kundër çdo shkaku, mbledhur atje.Pse? Antonov-Avseyenko qëndroi përpara sahatit dhe po e shikonte. Edhe Garda e Kuqe dhe marinarët i qëndruan nga prapa duke pritur për të marrë sinjalin prej tij. Ashtu pritën për 10 minuta. Në orën 2:10 Antonov-Ovseyenko tha: “Tani është koha”! (“Para!”) – i tha Gardës së Kuqe. “Zotërinj! Koha juaj mbaroj!”Një investigim më i hollësishëm astrologjik na zbulon se dielli ishte pikërisht, në atë orë, në qendrën preçize të shenjës së Akrepit (14o58’). Akrepi është shenja e tetë e zodiakut – shenja e krimit dhe e vdekjes. Trocki kishte ditëlindjen e 38-të më 26 tetor (8 nëntor) 1917 dhe i gjithë spektakli u bë mbrëmja argëtuese e ditëlindjes së tij.Bolshevikët humbën zgjedhjet parlamentare, por vazhduan të qeverisin dhe kur masat protestuan kundër tyre, Garda e Kuqe hapi zjarr dhe vrau 10 njerëz, para hapjes së Asamblesë së Kushtetutës, më 5 janar 1918.Më pas Bolshevikët filluan t’i terrorizojnë dhe t’i plaçkitin hapur njerëzit nën slloganin: “Vidh ç’të vjedhësh”! Lenini u konfiskoi pasuritë shumë të pasurve. Konfiskuesit arrestonin familje të tëra dhe torturonin fëmijë në sy të prindërve, përdhunonin gratë në sytë e bashkëshortëve, që të nxirrnin edhe florinjtë e fundit që mund të kishin të fshehur. Kjo grabitje gjigante ishte si një formë biznesi i pështirë.Gazeta e New York-ut “Herald Tribune” shkroi: “Duket se Revolucioni Bolshevik në relitet është jetë një operacion i papërmbajtshëm financiar, me objektiv kalimin e shumave monetare të rusëve, në duart e Bolshevikëve dhe më pas transferimin e tyre në banka europiane dhe amerikane”.Bolshevikët banditë, bastisës, terroristë, kriminelë, hajdutë, vrasës të popullit të tyre. Themeluesit e internacionales komuniste.(vazhdon…)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

“REVOLUCIONI” BOLSHEVIK RUS, KRIM I ORGANIZUAR NGA MASONËT-ILUMINATI & KOMUNISTËT Cikël historik _ Pjesa 2

Next Story

"REVOLUCIONI" BOLSHEVIK RUS, KRIM I ORGANIZUAR NGA MASONËT-ILUMINATI & KOMUNISTËT Cikël historik _ Pjesa 4

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,