Tronditëse faktet. Një i vdekur, që mes një botimi, akuzon dy të gjallë. Një i vrarë, që mes një botimi, akuzon dy, për vrasës.

John Kennedy Junior, biri i presidentit të vrarë në vitin 1963 JFK, një prej personazheve më të njohur të jetës publike dhe politike në Amerikë, padyshim presidenti i së ardhmes, nëse do të jetonte, ishte botuesi i një prej revistave më famoze, që emërtohej “George Magazine”. Në maj 1998, Kennedy Junior do t’i bashkangjiste revistës së tij prestigjioze, një botim 400 faqësh.

Në faqet 370 – 371 botimi, editori, nuk do të nguronte të hidhte hije dyshimi dhe akuza mbi Presidentin Clinton dhe bashkëshorten e tij, si hije vrastare, prapa një seri jetësh të humbura njerëzish, që kishin qënë pranë Presidentit dhe familjes së tij.

Pas 1 viti dhe 2 muaj të këtij botimi, më 16 korrik 1999, avioni privat që pilotonte Kennedy Junior, ku udhëtonin gjithashtu bashkëshortja e tij dhe motra e saj, rrëzohet, të tre shpallen të vdekur, por trupat nuk u gjendën kurrë. President i SHBA-së së asaj kohe, një personazh nga botimi “i të vdekurit”, Bill Clinton.

Në dy faqet e botimit që i rëndojnë Clinton-ëve si pllaka e varrit qivurit, përmenden emra, poste, fakte dhe ngjarje. Shkurt, qartë, saktë, u parashktrohen njerëzve, për gjykim, ndodhi për llahtari. Shumica e vrasjeve, botimi aludon se janë bërë për të ruajtur imazhin dhe pushtetin e Presidentit. Emrat fillojnë me Vincent Foster, prokuror dhe zv.këshilltar i Shtëpisë së Bardhë përgjatë 6 muajve të parë të presidencës Clinton, që në muajin korrik 1993 u gjet “i vetëvrarë” në Virginia dhe vazhdon me të tjerë. Lista e të vrarëve (të shpallur të vdekur) është e gjatë, përfshihen bashkëpunëtorë të ngushtë, këshilltarë, kundërshtarë, oficerë, ushtarakë, agjentë dhe të tjerë, që vdesin, vetvriten apo vriten me armë, në aksidente me makina, aeroplanë, varka, apo edhe duke ecur.

Ky ishte dhe është një botim kundër të cilit familja Clinton nuk iu drejtua kurrë drejtësisë, për të cilin nuk foli dhe as nuk kundërshtoi, përveç disa qesëndive në disa intervista televizive, që me shtirje, pyetjet e gazetarit për akuzat e bëra, i kalonin me mospërfillje.

Ka qënë Presidenti aktual Donald Trump, që në Dallas, në një takim elektoral ka akuzuar publikisht familjen Clinton si kriminelë, duke e përsëritur termin me emfazë dy herë të njëpasnjëshme. Është po ky President që ka premtuar se do i shkojë deri në fund dosjeve Kennedy.
Zëra, njerëz, analistë, studiues, apo qoftë edhe ata që quhen “teoricienë të konspiracionit”, mendojnë dhe dyshojnë, dyshojnë dhe mendojnë që ekziston mundësia që J.Kennedy Junior të jetë gjallë dhe që vdekjen e tij ta ketë “stisur”, organizuar me koshiencë, teksa i ishin dhënë të gjitha informatat e planit të asgjësimit të tij fizik nga pushteti dhe agjensitë inteligjente të asaj kohe. Janë të shumtë që e besojnë dhe e mbështesin këtë tezë me një seri argumentash. Janë të shumtë ata që mendojnë se JFK Jr. ka qënë nxitësi dhe mbështetësi kryesor i Presidentit Trump.

-Është JFK Jr. gjallë?!

-Në këtë botë gjithçka e mundshme.

Të kundërshtojmë ekzistencën e një personi të deklaruar të vdekur, mund të jetë edhe alogjike!

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tërmet në FBI! Good News

Next Story

#Qeshni dhe #Duartrokisni diskretitimin që Presidenti i Tanzanisë, u ka bërë mashtruesve të OBSH-së, si distributori i testeve të Covid-19

Latest from Info