Kompania EasyJet sulmohet nga ‘hackers’ kinezë

Keni udhëtuar me kompaninë #easyJet? Nëse po, bëni kujdes ose kontaktoni me të, pasi ‘hacker’ kinezë kanë vjedhur të dhënat personale të 9 milionë pasagjerëve dhe të dhënat e kartave të tyre të kreditit, si dhe në muajin prill janë vjedhur shuma monetare nga kartat e kreditit të 2200 pasagjerëve.

Vjedhjet janë konstatuar dhe raportuar nga vetë pasagjerët nëpër bankat e tyre, por janë evidentuar gjithashtu nga kompania, e cila po punon për marrjen në kontroll të situatës, për të evidentuar llogaritë e prekura nga hajdutët kibernetikë.

Kompania deklaron se e ka situatën nën kontroll dhe do të lajmërojë të gjithë pasagjerët për të cilët nga kërkimet evidentohet dhe vërtetohet se janë cënuar, apo përdorur të dhënat personale, apo të dhënat e kartës së tyre të kreditit.(Periudha: tetor 2017 – 4 mars 2020)

Prapa botës dixhitale, që na kënaq me shpejtësinë e veprimeve, gjithmonë pasiguria është e disafishtë, krahasuar me botën mekanike, në rastin konkret me botën “cash”.

#KohëModerne_nëPasiguriPrimitive

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sorosi: "E imagjinoj veten si një lloj Perëndie"

Next Story

Maskarada "Coronavirus" mori fund!

Latest from Info