Kina përdori linjat ajërore për “të na spërkatur” me virus, tha drejtues i lartë i Shtëpisë së Bardhë

Peter Navarro, këshilltari për tregtinë në Shtëpinë e Bardhë tha në një intervistë se, Kina e dërgoi virusin mes linjave ajërore, më pas një pauze fonetike, si të nënkuptonte që na kanë “spërkatur” dhe në vazhdim shtoi se, me aeroplanë Kina dërgoi qindra mijëra kinezë në Europë, në Amerikë dhe në botë për të përhapur virusin. Një akuzë e drejtpërdrejtë që nuk nguroi ta bënte nga një televizion i majtisto-globalistëve amerikanë, mbështetës të ‘Deep State’.

Navarro i tha ‘ABC News’-it se prapa mburojës që quhet Organizata Botërore e Shëndetësisë, për më shumë se dy muaj Kina e fshehu ekzistencën dhe alarmancën a pasojave të virusit dhe u ngut të na e dërgonte atë me aeroplanë dhe mes qindra mijëra kinezëve, ndërkohë që duhet të kishte izoluar Wuhan-in dhe të gjithë Kinën. Por jo! Nuk veproi kështu, por e kaloi virusin, që vetë e nxorri nga laboratori, në pandemi.

Një raport 4-faqësh i Departamentit të Inteligjencës për Sigurinë e Brendshme, i datës 1 maj 2020 dhe i marrë nga “Associated Press”, thotë se udhëheqësit kinezë e bënë gjithçka të qëllimshme dhe për këtë nuk ka më dyshime. Investigimi ka kaluar tashmë në sferën e bashkëpunëtorëve në këtë pandemi të shpërndarë qëllimshëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Nacionalizma e shqiptarëve!

Next Story

Gazeta BILD: "Lockdown një gabim i pamatshëm"

Latest from Info