Nacionalizma e shqiptarëve!

NACIONALIZMA e shqiptarëve është thjesht një kakofoni, një “paranojë” dhe absurd, mes një realiteti që lë kaq shumë për të dëshiruar, gatuar prej SHQIPTARËSH, prej NESH, një realitet, fatkeqësisht, aspak atdhedashës!

Një vend me kaq shumë nacionalistë:
* por që të gjithë të korruptuar e RRJEPIN, e VJEDHIN, e NDUKIN;
* por që të gjithë të papërgjegjshëm e NDOTIN dhe e kanë ZHYTUR në PLEHRA;
* por që të gjithë si përbindësha e PRENË dhe nuk ka më pyje dhe parqe;
* por që të gjithë ia prishën edhe shtratet lumenjve, i THANË dhe i TROKËN pasuritë HIDRIKE;
* por që të gjithë po e BLEJNË dhe SHESIN, edhe dijen, edhe ABC-në, si mall tregu;
* por që të gjithë janë të DËNUAR megjithëse të pafajshëm, të gjithë janë të LIRUAR megjithëse të fajshëm, sepse GJYQËSOR nuk ka;
* por që të gjithë RRËMEJNË PRONAT e njëri-tjetrit, shpesh edhe mbivendosen;
* por që të gjithë LARGOHEN dhe më, NUK KTHEHEN;

Do të mund të shkruaja pafund, por po e mbyll duke thënë se Nacionalizmë nuk është Ismaili, Isai, e kuqja, e zeza, britmat dhe tymnajat e fishekzjarreve, trumpetat dhe vuvuzelat, butaforitë, që shpesh më duken se ushqehen nga ndjenja inferiore.

NACIONALIZMË, atdhedashje, patriotizëm, mëmëdhedashje është të jetuarit si njeri i lirë, si individ i përgjegjshëm dhe i pranueshëm, për të merituar vullnetshëm, kombësinë e trashëguar në mënyrë të pavullnetshme, për të qënë pjesë e patjetërsueshme e trungut!

NACIONALIZMA SHQIPTARE e ka një FYTYRË, FYTYRA e saj është SHQIPËRIA!

2 Comments

  1. Permbledhes dhe thumbues me te drejte. Duhet te na hapen syte ne lidhje me gjithcka sepse jemi te verber ti shohim keto problematika shumè te rendesishme qe ndikojne ne jeten tone.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

The Sun: Ushtria Turke zaptoi tokë Greke

Next Story

Kina përdori linjat ajërore për "të na spërkatur" me virus, tha drejtues i lartë i Shtëpisë së Bardhë

Latest from Opinione