BE kundër Amerikës, me një deklaratë të padëgjuar më parë: “Fundi i Udhëheqjes Amerikane të Botës dhe Ngritja e Kinës”

Në Berlin kryediplomati i Bashkimit Europian i ka bërë thirrje bllokut të vendeve anëtare për të patur “një strategji më potente” lidhur me Kinën, teksa lexojmë shenja që na tregojnë se Azia është duke i zëvendësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe duke u shndërruar në qendër të fuqisë botërore.

Kreu i politikave të jashtme të BE-së Josep Borrell tha në një konferencë se: “Analistët kanë shumë kohë që na kanë folur për fundin e sistemit Amerikan të udhëheqjes së botës dhe mbërritjes në shekullin e Kinës”.

Më qartë se kaq nuk mund të zbulonte strategjinë afatgjatë që BE-ja dhe majtistët-globalistë Amerikanë kanë patur, për të forcuar Kinën, ku dhe do të poziciononin, sipas planeve të tyre të përbashkëta, qendrën e Qeverisë Globale.

“Kjo po ndodh tashmë, përpara syve tona”, tha kryediplomati.

Borrell tha se pandemia mund të shikohet si një pikë kthese në ndryshimin e forcave nga Perëndimi në Lindje dhe se për BE-në mbetet “të përzgjedhë palën që është në ngritje”.

Ai tha se blloku i 27-vendeve “do të ndjekë interesat dhe vlerat e tij, si dhe do të shmangë instrumentalizimin nga njëra apo tjetra palë”.

Por teksa zhvillimi i Kinës ishte “impresionues”, Borrell tha edhe se marrëdhëniet mes Brukselit dhe Beijing-ut nuk ishin gjithmonë të bazuara në besim, transparencë dhe reciprocitet. “Por ne kemi vetëm një shans të bëjmë marrëveshje me Kinën me një disiplinë kolektive”, duke shënuar se një Samit i mundshëm në të ardhmen e afërt BE-Kinë mund t’i japë mundësinë për një bashkëpunim me baza të shëndosha.

“Ne, BE ka nevojë për një strategji më potente, që kërkon patjetër marrëdhënie më të mira edhe me pjesën tjetër të Azisë demokratike”, shtoi kryediplomati.

Gjatë takimit me ‘videolink’ të ministrave të jashtëm, ai gjerman Heiko Maas i kërkoi Borrell-it më shumë transparencë nga Kina.

Gjermania merr presidencën rotacionare 6-mujore të rradhës së Bashkimit Europian në muajin Korrik.

Ndoshta ky takim, kjo tele-konferencë, tregoi dhe shfaqi qartë atë që për dekada fshihej dhe kamuflohej nga BE, që ishte pikëtisht, forcimi dhe zhvillimi i Kinës dhe tendenca për të goditur ekonominë amerikane dhe vetë Amerikën, duke e shmangur atë nga fuqia e parë globale ekonomike, por duke hedhur vëmendjen dhe përqëndrimin total, strategjitë dhe investimet drejt Kinës, drejt Lindjes.

BE drejt Kinës Komuniste dhe vendit të të drejtave të munguara.
Mos ndoshta vallë tani fillon dhe shpërbërja e BE-së?!

2 Comments

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shpërthen dhe denoncon gazetari i njohur grek, Giorgos Tragkas, Gates, Sorosin dhe Qeverinë Greke.

Next Story

Që të kuptojmë lojën "Pandemi", vendosim logjikën e fakteve dhe demaskojmë #antropoktonët!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,