Boris Johnson tërheq marrëveshjen me “Huawei” për 5G. Zero përfshirje Kineze deri në vitin 2023, në Angli.

Kryeministri Boris Johnos ka rishqyrtuar lejimin e gjigantit teknologjik kinez Huawei për të aksesuar rrjetin Britanik 5G, teksa tensionet me Kinën janë rritur përgjatë pandemisë së Coronavirus-it dhe shkeljes së të drejtave të lirive në Hong Kong nga Partia Komuniste Kineze.

Kryeministri ka instruktuar qeverinë e tij të fillojë hartimin e planeve të menjëherëshme që kompanitë kineze të teknologjive të kenë zero përfshirje në infrastrukturën kombëtare britanike 5G, deri në vitin 2023.

Kryeministri do të ruajë sërish marrëdhëniet me Kinën, por marrëveshja për Huawei do të tërhiqet, pa asnjë mëdyshje (sipas “The Teleghraph).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin se kompania Huawei ka kapacitetin e ngritjes së akseseve të fshehura në sitemet e tyre, duke qënë një dritare spiunazhi në Britaninë e Madhe në shërbim të Partisë Komuniste Kineze.

Në fillimet e muajit maj, “Breitbart London” raportoi se SHBA-ja po rishikonte statusin e të gjitha aseteve militare dhe atyre të inteligjencës në Britani, për të parë nëse mund të hiqeshin nga vendi si rezultat i marrëveshjes me Huawei. Shtetet e Bashkuara lanë të kuptohet se ndarja e informacioneve inteligjente në aleancën për sigurinë “Five Eyes”, që përfshin edhe Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë, mund të jetë në rrezik nëse Huawei lejohet të ketë akses në rrjetin Britanik.

Zv.Presidenti i kompanisë “Huawei” Victor Zhang tha mes një deklarate se, raportimet e Britanisë për të anulluar marrëveshjen, “thjesht nuk bëjnë sens”.

Tensionet janë rritur gjithashtu mes Mbretërisë së Bashkuar dhe regjimit komunist kinez lidhur me çështjet e lirive në Hong Kong, pas Kongresit Popullor Kombëtar mbajtur në Beijing, mes të cilit u prezantua legjislacioni i ri për sigurinë.

Mesa duket Amerika dhe Anglia janë shtetet e para që po ndërmarrin hapa për izolimin e Kinës, që jo vetëm po kthehej në një rrezik eminent për sigurinë e vendeve të tyre, por tashmë faktet tregojnë se për dekada kanë patur mbështetjen e forcave majtisto-globaliste, që mesa duket kishin vendosur të poziciononin atje qendrën e “Qeverisë Globale” dhe shndërrimin e Kinës në fuqinë më të madhe ekonomike dhe tregtare.

Plane që duket se kanë përballë kundërshtinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë, Australisë dhe shumë e shumë vendeve të tjera.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Soros sulmon Salvinin: "Ai do që ta nxjerrë Italinë nga BE-ja"

Next Story

Shpërthen dhe denoncon gazetari i njohur grek, Giorgos Tragkas, Gates, Sorosin dhe Qeverinë Greke.

Latest from Info