Pashkë: Vendin tim në kishë, e zuri Shenjti im.

Të rinjtë e Kishës Ortodokse të Shën Andonit në Adelaide, në Australinë e Jugut, u shfaqeën me një ide të veçantë, me një iniciativë kreative, që e quajtën “Shenjti im, në vendin tim”.

Një formë e mrekullueshme për besimtarët e rinj, për të marrë pjesë në ceremoninë e Pashkës këtë vit, teksa nuk mund të gjendeshin fizikisht prezent në kishë, për shkak të distancimit social që duhet të respektonin në periudhën e pandemisë.

Qeveria australiane nuk lejoi që në kisha të shkonin besimtatarë, por ata u këshilluan që liturgjinë e shenjtë të Pashkës ta ndiqnin online. Ishte një eksperiencë që nuk e kishin jetuar kurrë më parë.

E megjithatë duke sfiduar kohët, të rinjtë e enorisë, në stolat e kishës vendosën ikonën e shenjtorit, emrin e të cilit mbajnë. Kisha u mbush me ikona në stolat e saj dhe shpirtërisht të rinjtë besimtarë ishin prezent mes ikonës së tyre.

Një fotografi kjo, nga Kisha e Shën Andonit që po bën xhiron e botës, jo thjesht për idenë kreative, por edhe për faktin që ende kemi të rinj që besojnë dhe me përulësi i afrohen Perëndisë, si dhe me hirin e tij përpiqen të jenë qytetarë të denjë të botës.

Bota mund të prishet, të shuhet, por kurrësesi besimi!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Që të kuptojmë lojën "Pandemi", vendosim logjikën e fakteve dhe demaskojmë #antropoktonët!

Next Story

Presidentët Amerikanë me IQ-në më të lartë

Latest from Info