E tha dhe e bëri!
Presidenti Trump nënshkroi sot pasdite një Urdhër Ekzekutiv, që kufizon mbrojtjen ligjore të kompanive të Mediave Sociale, që në nivel ndërkombëtar çensurojnë dhe heqin nga rrjetet e tyre tekste dhe kontekste të përdoruesve të tyre, për qëllime politike.
Media anti-Sociale mund të quhet ende sot, platforma e kërkimit elektronik Google. Kjo kompani nën presionin e të majtëve dhe shumë aktivistëve filoliberalë, ushtruar mes rrjeteve sociale, njoftoi se do të largojë një nga konsulentët e saj, nga bordi këshillimor, që është edhe presidenti i një ‘Think Tank’-u konservator me emërtimin “Heritage Foundation”.
Mbetet për t’u parë tashmë reagimi dhe funksionimi i Mediave Sociale dhe Platformave Elektronike përpara një Urdhëri që i vendos në linjat e lirisë së fjalës, shprehjes, mendimit, opinionit dhe që i privon ata nga e drejta e çensurës, apo nga lojëra algoritmike për të promovuar personazhe të së majtës, mes formash manipulative, duke disavantazhuar të tjerët.
Të gjithë të barabartë në një hapësirë uniforme dhe luftë kundër “trolls”-ave, apo faqeve falco, ky duket të jetë hapi i dytë që do të duhet të ndërmerret, në mënyrë që gjithkush të identifikohet me të dhënat personale, për të patur një profil në këto rrjete sociale.