Trump Firmosi Urdhërin Ekzekutiv që Shënjestron Kompanitë ‘Social Media’ që Çensurojnë Përdoruesit

E tha dhe e bëri!

Presidenti Trump nënshkroi sot pasdite një Urdhër Ekzekutiv, që kufizon mbrojtjen ligjore të kompanive të Mediave Sociale, që në nivel ndërkombëtar çensurojnë dhe heqin nga rrjetet e tyre tekste dhe kontekste të përdoruesve të tyre, për qëllime politike.

Media anti-Sociale mund të quhet ende sot, platforma e kërkimit elektronik Google. Kjo kompani nën presionin e të majtëve dhe shumë aktivistëve filoliberalë, ushtruar mes rrjeteve sociale, njoftoi se do të largojë një nga konsulentët e saj, nga bordi këshillimor, që është edhe presidenti i një ‘Think Tank’-u konservator me emërtimin “Heritage Foundation”.

Mbetet për t’u parë tashmë reagimi dhe funksionimi i Mediave Sociale dhe Platformave Elektronike përpara një Urdhëri që i vendos në linjat e lirisë së fjalës, shprehjes, mendimit, opinionit dhe që i privon ata nga e drejta e çensurës, apo nga lojëra algoritmike për të promovuar personazhe të së majtës, mes formash manipulative, duke disavantazhuar të tjerët.

Të gjithë të barabartë në një hapësirë uniforme dhe luftë kundër “trolls”-ave, apo faqeve falco, ky duket të jetë hapi i dytë që do të duhet të ndërmerret, në mënyrë që gjithkush të identifikohet me të dhënat personale, për të patur një profil në këto rrjete sociale.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Atletet Sportiste Transgjinore Dhunojnë të Drejtat e Atleteve Femra

Next Story

Bill Barr cakton Kryeprokurorin Federal për të Hetuar OBAMAGATE

Latest from Info