Madona me Idetë e Majta Flet Sërish Përçart

“Pop star” Madona nuk di si të shfrytëzojë momentet e trazirave për të hedhur ndonjë ide të sajën majtiste dhe si gjithmonë, bën gafa me okë dhe thotë gjëra që kundërshtojnë tezën që hidhet e “përdridhet” të mbrojë. Gjithçka me moton “ejani të sulmojmë Trump-in”.

Rrëmben rastin e vrasjes makabre të një zezaku nga një polic i bardhë, që dukej që ishte një vrasje e qëllimshme, për t’u bërë shkaku i fillimit të trazirave dhe i plaçitjes dhe djegies së Minneapolis.

Polici e di shumë mirë që filmohet, policë të tjerë rreth tij e shikojnë aktin dhe nuk reagojnë, viktima ndodhet për 9 minuta nën gjurin e policit vendosur në zverkun e tij, derisa jep shpirt. Edhe më naivi, kupton qartë që polici ka ndërmarrë një mision dhe po e çon deri në fund. Filmimi gjithashtu i përgatitur, sepse kishte mjaft policë përreth që mund të ndalonin personin që po filmonte dhe ndodhej vetëm një metër larg tyre.

Pikërisht mbi këtë ngjarje vjen këngëtarja “light”, “pop” dhe hedh idenë majtiste, duke thënë se: “…derisa të tejkalojmë racizmin në Amerikë – asnjë nuk duhet të lejohet të mbajë armë”.

Dhe nuk merr parasysh satanistja Madona, që mes kërkesave të saj, është duke kundërshtuar veten dhe të sajët majtistë, në krye të Bashkisë së Minneapolis.

Racist është polici i bardhë majtist, i vënë për të kryer vrasjen, sepse duhej një kurban për sallahan, për trazirat dhe protestat e dhunshme. Dhe vërtetojmë mes vrasjes makabre se, racistë janë majtistët e bardhë dhe ata që atje kryesojnë Bashkinë, ata që deri para pak orësh, kur Presidenti Trump dërgoi ushtri, e lanë qëllimshëm qytetin në duart e anarkistëve të “Antifa” dhe ekstremistëve majtistë.

E dyta dhe më e rëndësishmja, Madona gjen momentin më andikap për të kundërshtuar armëmbajtjen, por nëse viktima do të kishte armë nuk do të kishte guximin asnjë polic që ta kapte pa shkak, e jo më ta masakronte në këtë formë.

I kujtojmë Madonës protestat e amerikanëve të armatosur në Michigan dhe stepjen dhe tërheqjen e policisë, edhe kur populli i armatosur hyri në institucione shtetërore, i kujtojmë pra vetpërmbajtjen e forcave të rendit dhe strukjen e ekstremistëve të majtë dhe të anarkistëve, nuk doli askush për trazira. Ja këto janë shembuj, sesi sovrani kur ka të drejtën dhe armën, nuk ka antiligj që mund ta godasë, ta nënshtrojë dhe ta dëmtojë, e jo më t’i marrë jetën.

Madonna: “Until we can overcome Racism in America— no one should be allowed to carry a gun.”

Armëmbajtja është liri dhe siguri, por Madonna mes armësh të tjera ka fituar edhe lirinë edhe sigurinë dhe kjo e ka bërë që të mos ketë kontakt me realitetin e së përditshmes.

#Like_aVirgin & #Like_aReagin

1 Comment

Lini një Përgjigje te และที่ยากสุดก็คือทำยังไงให้ Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Moskë "10"

Next Story

Trump & SHBA Klasifikojnë Grupimin Majtist "Antifa", Organizatë Terroriste

Latest from Opinione