Majtistët në SHBA pasi nuk ja Dolën me Virusin e Gates, po Përdorin Dhunën me Protestues të Paguar nga Soros.

Me mijëra protestues ka nxjerrë e majta në rrugët e Amerikës, teksa në më shumë se gjysmën e shteteve ka dalë Garda Kombëtare. Në fundjavë 4,100 protestues të dhunshëm janë arrestuar.

Megjithë prezencën e shtuar të policisë dhe ushtrisë, protestuesit në Filadeldia gjuajnë me gurë dhe bomba ‘Molotov’ policinë, të njëjtat skena hasen në New York, në San Francisko, por zjarre kanë ndezur protestuesit edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Të diel në darkë në Uashington D.C. një zjarr u ndez në Kishën historike Episkopale të Shën Joanit dhe në ‘Lafayette Park’ përballë Shtëpisë së Bardhë. Katedralja e Shën Joanit, e viti 1816, u mbulua nga flakët të diel në orët e vona të natës në kapitol.

Protesta janë zhvilluar në afro 145 qytete të SHBA-së, me shkak vrasjen e një zezaku nga një polic në qytetin Minneapolis, disa ditë më parë.

Të tilla protesta nuk ishin organizuar në Amerikë që prej vitit 1968, pas vrasjes së Dr. Martin Luther King Jr.

Në 40 qytete protestat kanë qënë të dhunshme dhe kanë shkaktuar trazira, duke plaçkitur, grabitur, apo shkatërruar pronën e qytetarëve amerikanë, ndërsa në 26 shtete dhe në Uashington DC, ka dalë dhe është aktivizuar në mbrojtje të rendit dhe qetësisë edhe Garda Kombëtare.

Në total, të paktën 5 persona janë vrarë në protestat e dhunshme me armë zjarri në Detroit dhe Indianapolis, si dhe në Omaha një 22-vjeçar protestues zezak është vrarë në përpjekje me pronarin e një biznesi, pronën e të cilin viktima po dhunonte.

Dy oficerë të policisë në Atlanta u pushuan të diel, pas një video që tregon se policët po përdornin forcë të tepruar gjatë protestave këtë fundjavë, kundrejt disa të rinjve studentë.

Të diel më shumë se 50 Oficerë të Shërbimeve Sekrete u dëmtuan fizikisht nga bombat ‘Molotov’ që hidhnin banditët organizatorë të trazirave, që i quajnë “protesta”.

Dhuna majtiste në rrugët dhe qytetet e Amerikës, është akti final që demaskon dhe tregon fytyrën e vërtetë të ‘Deep State’, të cilit po i dridhet tona nën këmbë, teksa numëron orët e fundit përpara akuzave.

Dëmi që i kanë shkaktuar në disa dekada Amerikës dhe popullit amerikan, po merr edhe një dozë të fundit të dhunës dhe anarkisë majtisjte, në agoninë dhe grahmat e fundit përpara “mortit” të ‘Cabal-it’.

 

4 Comments

  1. Fascinating blog!
    Is your theme custom made or did you download it from somewhere?

    A design like yours with a few simple tweeks would really make my blog shine.
    Please let me know where you got your theme.

    Cheers

Lini një Përgjigje te Marshall Mettler Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Wi-Fi: Është i Rrezikshëm për Shëndetin?

Next Story

USA: Arrestohet Vajza e Kryebashkiakut Majtist të New York në Protestat e Dhunshme

Latest from Info