Moska Mendon Ndërprejen e Marrëdhënieve Diplomatike me Vende të NATO & BE

Ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaron: “Nuk ka kuptim të mbajmë ambasadat në Perëndim”!

Domethënë Moska shkon drejt ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me NATO dhe BE?

“Pika që mbushi” gota ishin deklaratat e Ministrit të Jashtëm Grek Nikos Dendias në Kiev, dje, në lidhje me gjyqin që duhet t’i bëhet Presidentit Putin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Greqia mesa duket po luan rolin e State Department në Europë, një gafë diplomatike, teksa duhet të ruante asnjanësinë e saj në këtë situatë.

Moska po evakuon ambasadat e saj në Perëndim, shkak duket se kanë qenë deklaratat e Ministrit të Jashtëm Grek edhe pse zyrtari grek konsiderohet “i rëndësisë së vogël” në mjedisin diplomatik ndërkombëtar dhe Greqia nuk është gjë tjetër veçse një degë e sistemit të sigurisë perëndimore, Moska duket se po e përdor si justifikim për një “bllokim” total të marrëdhënieve të saj diplomatike me vendet e NATOs dhe BEsë!

Ministri i Jashtëm Rus Lavrov tha dje se, “nuk ka kuptim të mbahen më ambasada në Perëndim”, kjo do të thotë mbyllje e ambasadave dhe shndërrimi i tyre në zyra të thjeshta përfaqësuese.

Moska do u kushtojë më shumë vëmendje vendeve me të cilat bashkëpunojnë, në Azi dhe Afrikë.

“Nuk ka kuptim dhe asnjë pritshmëri, natyrisht, për të ruajtur të njëjtën prani në vendet perëndimore”, tha Lavrov gjatë një takimi me të sapodiplomuarit e punësuar së fundmi nga Ministria e Jashtme ruse.

Diplomatët rusë po punojnë atje “në kushte që vështirë se mund të përshkruhen si humane, ata vazhdimisht po krijojnë probleme për ta, vazhdimisht kërcënojnë”, theksoi Lavrov.

“Por gjëja më e rëndësishme është se atje nuk ka punë pasi Europa vendosi të na përjashtojë, si dhe të pezullojë gjithë bashkëpunimin ekonomik” me Moskën, vazhdoi ai.

“Çfarë duhet bërë? Nuk mund të detyrojmë të tjerët të na duan”, shtoi kreu i diplomacisë ruse.

“Vendet e Botës së Tretë, si në Azi ashtu edhe në Afrikë, përkundrazi kanë nevojë për vëmendje shtesë”, vuri në dukje ai, duke sqaruar se Rusia ka shumë projekte atje, veçanërisht tregtare, “të cilat kërkojnë prezencë diplomatike”.

“Në këto kushte, ne natyrisht do ta zhvendosim qendrën e gravitetit në ato vende që janë të gatshme të punojnë në kushte të barabarta dhe të bashkëpunojnë me ne në baza reciproke të dobishme”, përfundoi Lavrov.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, M. Zakharova, kishte paralajmëruar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike që në gusht.

“Ata duhet ta dinë: ne jemi të përgatitur për çdo zhvillim të situatës. Dhe nëse Uashingtoni zgjedh të ndalojë çdo kontakt me Moskën, ne do ta kapërcejmë atë”, tha Zakharova në atë kohë.

Kjo do të ketë pasoja të tmerrshme, sepse ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike në Histori pasohet gjithmonë nga një luftë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Liz Truss Jep Dorëheqjen

Next Story

Medvedev Qesëndis Von del Leyen & Kancelarin Gjerman

Latest from Info