Trump Thyhen Heshtjen!

Pasi priti për disa orë, teksa zhvilloheshin protesta të dhunshme nga banditë dhe ekstremistë të majtë, Trump kritikoi fillimisht Median që po ushqen anarkinë dhe urrejtjen, në vend që të bëjnë thirrje për “ligj dhe rregull”.

Sot në mëngjes Presidenti Trump doli hapur, theu heshtjen dhe deklaroi se stafi / personeli i kampanjës së kandidatit të majtë Joe Biden po financon që të nxjerrë anarkistët nga burgu.

Trump: “Janë të njëjtit njerëz që e bënë pluhur Seattle-in disa vite më parë. Kush paguan për këta njerëz, po ua tregoj! Janë 13 persona staf i kandidatit Biden, që po japin shuma të mëdha për të nxjerrë nga burgu anarkistët dhe banditët në Minneapolis. Ata duhet të qëndrojnë në burg deri në mbarimin e protestave (dhe më tej)“.

Njerëzit e “të përgjumurit” Joe Biden janë Radikalistë të Majtë dhe po punojnë për të nxjerrë nga burgu banditët dhe plaçitësit, ndoshta janë edhe më shumë se 13 persona. Majtistët po u shkaktojnë dëme kolosale bashkëatdhetarëve të tyre, shtetasve amerikanë. Në këtë formë, mes dhunës dhe vandalizmit, ua rritën taksat të gjithë amerikanëve. Këto janë politikat majtiste.

Trump: “Nuk kam asnjë informacion, as unë dhe as Institucionet përgjegjës, që në protesta të jenë involvuar dhe të kenë ndikuar grupe të supremacisë së bardhë. Gjithçka është kryer nga Organizata ANTIFA. Duket se për herë të parë është okupuar edhe ‘Wall Street’. Duket të jetë e njëjta mendje. Janë ata dhe kjo është E VËRTETA!”

Sipas edhe Agjensisë Reuters, ditën e shtunë, 13 persona nga stafi i kandidatit të majtë Biden e kanë pranuar edhe online se do të financojnë shumat e kërkuara si garanci për të nxjerrë nga burgu të arrestuarit në Minneapolis. Domethënë të majtët investohen për të nxjerrë nga burgu dhe për të hedhur sërish në rrugë dhe në protesta, anarkistë, ekstremistë, banditë dhe plaçkitës, shkelës të ligjit dhe prishës të rendit dhe qetësisë publike.

Kjo është e majta amerikane globaliste e Soros, Clinton, Biden, Gates dhe të gjitha falangave të elitave financiare, të mbështetur edhe nga diabolikë majtistë të Hollywood, që mes milionave kanë humbur kontaktin me realitetin.

Maskat ranë! Populli u zgjua! E majta e nxorri fytyrën e vërtetë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

50 Shtetet e Para në Botë me PBB-në (GDP) më të Lartë për Frymë

Next Story

Justin Timberlake: Unë Paguaj për të Nxjerrë Protestuesit nga Burgu!

Latest from Info