Në një dalje të tij Soros ka thënë: “E kosideroj Administratën Trump një administratë të rrezikshme për Botën. Por e e shikoj si një fenomen qartësisht të përkohëshëm, që do të zhduket në vitin 2020, ose ndoshta edhe më shpejt”.
Nga ana tjetër e gjithë drejtësia amerikane është e angazhuar për kapjen, arrestimin dhe ndërshkimin e protestuesve të dhunshëm, vandalëve dhe hajdutëve. Gjithashtu, edhe prokurorët e niveleve më të ulta në distriktet e Amerikës janë tërësisht të angazhuar në hetimin e personave pjesëmarrës, por kryesisht po angazhohen me zbulimin e personave që i organizuan dhe i financuan protestat dhe protestuesit.
Nga të gjitha të dhënat e derimëtanishme Soros është një prej financuesve kryesorë.
Administrata Trump shtron pyetjen: “A do të zhduket Soros pas 3.11.2020?”
Ndërsa në zyrën e Presidentit Trump dhe në struktura të Departamentit të Drejtësisë dhe pranë Sekretearit të Shtetit, janë miliona amerikanë ata që shkruajnë dhe kërkojnë investigimin dhe arrestimin e Soros.
Presidenti ka deklaruar: “Nuk do të shpëtojë asnjë. Follow the Money. Zbulo krimin. Pastrojmë Amerikën.”