Për kë do të votojë George W. Bush në 2020?!

Donald Trump fitoi në vitin 2016 zgjedhjet presidenciale pasi goditi fort dinastinë politike, familjen Bush.

Pas katër vitesh dhe me Trump-in duke shkuar drejt një rizgjedhjeje tjetër, sytë kthehen sërish tek familja Bush.

Dhe tani nuk do ta besoni se për kë do të votojë George W. Bush në nëntor 2020.

Donald Trump fitoi pa mbështetjen e tij si ish President i SHBA-së në vitin 2016, atë nuk e ndihmoi as ish Guvernatori i Floridas Jeb Bush në vitin 2016.

Kur Presidenti fillou garën sërish për vitin 2020 dhe rizgjedhjen e tij, e padëgjuara ndodhi, ish republikani President George W. Bush, nuk do të votojë për partinë e tij, as për Presidentin aktual, megjithë rezultatet e raport-progresit social dhe ekonomik të këtyre 4 viteve ishin shumë të mira për Amerikën dhe Administratën Trump.

Ish Presidenti Bush po “thërret” dhe “bërtet” se do të votojë Joe Biden, kandidatin e majtë.

Pse vallë? Nga se ka frikë Bush?

Përgjigja është një dhe e vetme: është pjesë e globalistëve dhe e qarqeve të elitave financiare që drejtojnë botën, që duan rrënimin e Amerikës, ngritjen e Kinës dhe kthimin e Pekinit në kryeqendrën e botës, si dhe krijimin e Qeverisë Globale. Domethënë, janë pikërisht e kundërta e politikës së Trump dhe të pjesës më të madhe të patriotëve republikanë.

“Ish Presidenti George W. Bush nuk do e votojë z.Trump, ndërsa Jeb Bush nuk është ende i sigurtë. Senatori republikan Mitt Romney i Utah nuk do të jetë më me z.Trump dhe nuk dihet sesi do të shkojë me kandidimin e bashkëshortes së tij. Cindy McCain, e veja e Senatorit John McCain ka dalë hapur pro kandidatit të majtë z.Biden, por nuk është e sigurtë sesi do të reagojë publiku dhe ka presion në familje, pasi një nga djemtë e saj ka ambicje politike dhe vota mund të sigurojë vetëm brenda Partisë Republikane”, këto raporton vegla e propagandës majtisto-globaliste “The New York Times”.

Si në vitin 2016, Donald Trump do të hyjë në garën elektorale duke patur kundër ish udhëheqësat e establishmentit të të dyja Partive.

Në vitin 2016, Trump-i mobilizoi të gjithë votuesit që besonin se shteti dhe Uashington, D.C. kishin rënë dhe ishin vatra të krimit dhe të korrupsionit.

Kësaj here, në këtë rizgjedhje gjithçka është e qartë si kristali dhe maskat kanë rënë. Të inkriminuarit dhe të korruptuarit, që sot janë shumica me emër dhe mbiemër të evidentuar, po bëhen të gjithë së bashku, por janë shumë pak përpara një populli të tërë që i njohu dhe i di tashmë shumë mirë cilët janë dhe çfarë kanë bërë.

Populli pret gjykim dhe ndëshkim, që vjen me fitoren e Trump-it!

#MAGA

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kajro: "Nën pushtimin otoman Kostandinopoja". Koordinohet Rusia dhe Egjipti kundër Turqisë.

Next Story

Ndryshojnë Kufijtë Detarë në Mesdhe! Greqi - Itali; Greqi - Shqipëri; Greqi - Egjipt;

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,