Ndryshojnë Kufijtë Detarë në Mesdhe! Greqi – Itali; Greqi – Shqipëri; Greqi – Egjipt;

U nënshkrua Marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për Zonën Eksluzive Ekonomike, një marrëveshje kjo historike për raportet e kufijve në Mesdhe.

Detajet e Marrëveshjes u definuan në mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, datë 8 qershor 2020. Për ditë historike folën Ministrat e Jashtëm të dy vendeve në Konferencën e përbashkët për Shtyp.

Në thelb, mes kësaj Marrëveshjeje, Roma hedh poshtë marrëveshjen mes Turqisë dhe Libisë, pasi gjatë javëve të fundit Italia ishte duke mbështetur Erdoganin në sulmet e tij luftarake në Libi, që po kryheshin edhe nga deti. Teksa sot definohen kufijtë detarë mes dy vendeve, Turqia nuk mund të vendosë më në dyshim kufijtë grekë, sepse cënon marrëdhënien me Romën, lidhur me këtë pjesë të Mesdheut.

Palët opozitare politike respektive në Itali dhe në Greqi thonë që është një marrëveshje që lë për të dëshiruar për vendet e tyre, pasi janë bërë më shumë lëshime në zonat e pasura me hidrokarbure.

Italia njohu gjithashtu mes kësaj marrëveshjeje rrafshin kontinental të Greqisë, kufij të cilat i vë në dyshim Turqia. Në të njëjtën kohë definimi i ZEE mes Greqisë dhe Egjiptit do të shuajë njëherë e përgjithmonë marrëveshjen Turko-Libaneze që përpiqet të rrëmbejë pjesë nga hapësira detare greke.

Greqia ka dërguar negociatorët për marrëveshjen me Egjiptin, lidhur me Zonën Ekskluzive Ekonomike. Diskutimet dhe marrëveshja me Egjiptin janë shumë delikate dhe të rëndësishme.

Por një hap i vigan i marrëdhënieve shumë të mira mes Greqisë dhe Egjiptit, u hodh në video-Konferencën 5-palëshe, të zhvilluar para pak javësh, lidhur me këtë çështje, me pjesëmarrjen e Greqisë, Qipros, Egjiptit, Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mbyllja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Egjiptit nxjerr më pas të pavlefshme marrëveshjen Turqi-Libi, pasi çdo lëvizje e Turqisë do të gjejë përballë Italinë dhe Egjiptin, përveç Greqisë.

***

Vlen të përmendet se diskutime të vazhdueshme bëhen mes Athinës dhe Tiranës për të njëjtën marrëveshje, atë të Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Çështja është se nën cilat kondicione do të definohen kufijtë detarë me Shqipërinë, si dhe forma që do të rimbyllë një marrëveshje të firmosur në vitin 2009, por të kundërshtuar nga Rama atëherë në opozitë. Por sot, kjo marrëveshje duket të jetë e pranuar në vija të përgjithshme nga pala shqiptare, bën të ditur Ministria e Jashtme Greke, por pa bërë asgjë publike dhe duke e mbajtur çështjen tepër diskrete (përgjatë kohës së ish Ministrit të Jashtëm z.Bushati, por edhe sot kur vetë Kryeministri Rama mbulon edhe pozicionin e Ministrit të Jashtëm).

Pasi Greqia të ketë mbyllur marrëveshjet me Egjiptin dhe Shqipërinë do të fillojë menjëherë shfrytëzimin e pasurive nëndetare të hidrokarbureve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Për kë do të votojë George W. Bush në 2020?!

Next Story

Hollywood: Rrëmbeni Armët Kundër Mbështetësve të Trump

Latest from Info