Drejtuesi i fushatës së Hillary Clinton në vitin 2016, John Podesta, ka denoncuar Hillary Clinton.
Ai zbuloi sekrete sesi ajo dhe Partia Demokratike ndanë koston e dosjes fiktive që lançonte puçin që do të bënte Deep State, evidenca doli nga një transkiptim diskutimi bërë në kapitol.
Muajin e fundit, pas një furi elementësh antikapë mbi të ashtuquajturën çështje “Russiagate” ngritur kundër Trump-it, transkiptimi i dëshmive ka arritur kulmin, dikush ka zbuluar një tjetër transkiptim që nxjerr zbuluar bordin e njerëzve të angazhuar.
Podesta denoncon Clinton-ët.
Hillary Clinton u betua që nuk kishte dëgjuar kurrë për Christopher Steele, apo për dosjen e tij të pistë, derisa “Buzzfeed” e publikoi atë në janar të vitit 2017.
Publikimi nuk kishte asnjë lidhje me ato që kishte dëshmuar Podesta dikur.
Transkiptimi i sapo bërë publik tregon se ato që ka dëshmuar Podesta kanë qënë të gjitha gënjeshtra.
Një vit pasi dosja kishte marrë rrugët, ai u betua përpara Kongresit se kampanja e Hillary-t ndau koston e “kërkimeve mbi opozitën”.
Transkriptimet vërtetojnë që Podesta dhe Debbie Wasserman Schultz kanë gënjyer kur “mohuan tek investiguesit e çështjes së Rusisë, se ishin në dijeni të marrëveshjeve dhe pagesave që bëheshin kundër Presidentit President Donald Trump”
Majtistët u dogjën!
Të gjithë nga Partia Demokratike luajtën rolin e budallait dhe mohuan gjithçka. Hillary dhe partnerët e saj deklaronin që nuk ishin në dijeni që kompania e tyre ligjore “Perkins Coie” po punonte me dosien e çështjes së Rusisë kundër Trump. Si mund të ishte e mundur një gjë e tillë?!
Personi, koka e financave të Hillary Clinton, më në fund pranoi se ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë kongresit, për shkak të transkiptimeve.
Ai gënjeu kur u tha se nuk ishte në dijeni kush kishte paguar për “Fusion GPS” (kompani strategjike shërbimesh inteligjente).
Në dëshminë e dytë përpara kongresit tha se nuk e mbante mend ekzaktësisht se çfarë kishte dëshmuar herën e parë. Por për arkivë zyrtare dhe sa për ta kujtuar, më 4 dhjetor 2017, Podesta e ndryshoi krejt historinë.
Pagesat, ai pranoi se ishin bërë nëpërmjet “Perkins Coie”, 50% nga fushata dhe 50% nga Konveta e Partisë.
***
Hillary ishte në dijeni të gjithçkaje.
Një tjetër bombë në transkiptimet e zbuluara vjen në momentin kur Podesta ishte pyetur për Hillary Clinton, nëse ajo ishte në dijeni apo jo të skemës që ngrihej kundër Trump.
Ai u pyet: “Ishte zj.Clinton në dijeni të fushatës kundër opozitës dhe kërkimeve mbi të, si dhe cilët ishin ata që paguanin?”. Podesta është përgjigjur: “Ajo e dinte që kishte një staf kundër opozitës brenda Shtëpisë së Bardhë. Fushatën e kemi bërë direkt ne.”
Podesta: “Hillary e dinte në vija të përgjithshme që po përpiqeshim të gjenim lidhje financiare të Trump-it me Rusinë, apo ish aktorë të Bashkimit Sovjetik, gjë që nuk ishte e lehtë. Ajo nuk e njihte me emër Christopher Steele, por e dinte që ishte duke paguar për çështjen ruse. Asaj zakonisht nuk i interesonin emrat e furnitorëve të informacionit, apo të atyre që kryenin punën, asaj i interesonte objektivi, çështja.”
Podesta, duket se do të pranojë gjithçka dhe do të denoncojë edhe më shumë fakte për Hilary Clinton. E majta në Amerikë duket se po shkërmoqet!