140 Akademikë që Financohen nga Zuckerberg Kërkojnë që Facebook të Kontrollojë Postimet e TRUMP

140 akademikë që financohen nga Zuckerberg i kërkojnë Facebook-ut që të mos lejojë më postime të Presidentit Donald Trump të cilat i konsiderojnë si “desinformim dhe deklarata revanshiste”.

Mes studiuesve akademikë, që financohen nga “Iniciativa Zuckerberg” janë 60 profesorë Institutesh Kërkimi dhe një novelist. Në letrën që i dërguan Zuckerberg-ut i kërkojnë që të kontrollojë me skrupulozitet deklaratat politike, desinformimin dhe retorikën revanshiste të Presidentit Trump, që po dëmtojnë amerikanët, sidomos pas protestave të bëra rishtazi dhe shenjave të racizmit të shfaqura kudo.

“Si të gjithë, ndoqëm me shumë shqetësim se Facebook-u nuk ndoqi të njëjtat politika lidhur me deklaratat e Trump, i cili përdori platformën për të përçuar në popull sa desinformim, po aq edhe deklarata revanshiste. Për shembull, deklarata e tij ‘kur fillojnë bastisjet, fillojnë edhe krismat’, është një deklarata e pastër e nxitjes së dhunës”, përmendin akademikët në letrën e tyre.

“Misioni ynë është në kundërshtim me disa qëndrime që ka adoptuar Facebook-u, ndaj dhe i inkurajojmë të gjithë për të qenë përkrah së vërtetës dhe në kahun e duhur të historisë”, deklaruan Debora Marks e fakultetit të mjekësisë në Harvard, që së bashku me Martin Kanban të Universitetit të Kalifornisë dhe Jason Shepherd të Universitetit të Utah ndërmorën këtë iniciativë.  

Që të tre financohen nga Programi “Chan Zuckerberg”. Letra e hartuar nga të tre, ka 160 firma kolegësh të tyre. Sipas vetë Shepherd, 10% e firmëtarëve të letrës punojnë për Institute të Zuckerberg dhe bashkëshortes së tij Priscilla Chan.

Por kjo letër vë në diskutim lirinë e fjalës dhe mendimit, shprehjes së lirë brenda një platforme publike dhe kalon në kuadër të çensurës dhe të përjashtimit të ideve që mund të bien ndesh me një grupim të caktuar.

Të majtët po përpiqen me çdo formë të ndalin epërsinë dhe avantazhin e theksuar tashmë të Presidentit Trump në publik, si dhe mbështetjen e gjërë që idetë dhe veprimet e tij po gjejnë tek populli amerikan.

A do të guxojë vallë Facebook-u të çensurojë fjalën e Presidentit të Amerikës?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dikur në Davos, "Elitat" Globaliste Kundër Trump!

Next Story

Podesta Zbulon Sekrete për Hillary Clinton dhe Konventën e Partisë

Latest from Info