Itali: Hetim i Prokurorisë për Gabimet në Menaxhimin e Krizës së Covid-19

Numri total i të prekurve me Covid-19 në Itali shkon në 235.936 njerëz. Numri i atyre që kanë ndërruar jetë në 34.114. Paralelisht 169.936 njerëz shëruar.

Dje, totali i të prekurve ishte 235.561 dhe kishin humbur jetën 34.043 njerëz, ndërsa 168.646 ishin shëruar plotësisht.

Në 24-orëshin e fundit pra, kanë humbur jetën 71 njerëz dhe u regjistruan 202 të prekur të rinj. 1.290 të sëmurë treguan se janë tashmë negativë ndaj virusit.

Ndërkohë, një hetim i Prokurorisë në Bergamo të Lombardisë pritet të zbulojë se për cilat shkaqe, apo arsye nuk u krijua menjëherë, që prej muajit shkurt, “zona e kuqe” në fshatrat Alzano dhe Nembro, që ishin dhe vatrat kryesore, qëndrore të infektimit me virusin të të gjithë vendit, por kryesisht të Italisë së veriut.

Drejtësia italiane do të duhet të marrë vendim nëse përgjegjësia për menaxhimin e dobët, të mangët dhe të gabuar të krizës është e Prefektit Attilio Fontana, apo përgjegjësia është e qeverisë Conte.

Prefekti deponoi dhe dha dëshminë e tij lidhur me çështjen, ndërkohë që në javët në vazhdim priten edhe deponimet dhe dëshmitë e kryeministrit të vendit Giuseppe Conte, e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe e Ministres së Brendshme Luciana Lamorgese.

Hetimet e derimëtanishme tregojnë dhe provojnë gabime fatale në menaxhimin e situatës të kryera nga institucionet përgjegjëse, deri edhe në neglizhencë të këtyre institucioneve për t’u përballur me seriozitet me situatën, e cila u kthye në një tragjedi humane, sociale dhe ekonomike për Italinë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndalohet Përdorimi i Desinfektantit të Duarve "Lavita".

Next Story

SHBA Mezash Ultimativ Turqisë për Kishën e Shën Sofisë

Latest from Info